Home » Kulturë, Lajme, Opinione » Gazeta “bulevard”- kombëtare, e lirë dhe kritikë e guximshme

Gazeta “bulevard”- kombëtare, e lirë dhe kritikë e guximshme

Nga Skënder Sadri KAPITI
Gazeta “bulevard” e botuesit Artur Llana është portal dhe gazetë lokale e cila del kryesisht në Durrës, Tiranë dhe Elbasan , por realisht: nga tematika , problematika dhe gjthperfshirja e lajmeve, informacioneve dhe e botimeve të opinioneve, analizave politike dhe të spekrit të gjere letraro- krijues, historiko-politik , social e sportiv ajo është gazetë gjithkombëtare.
Karakterin gjithkombëtar kësaj gazeta ia jep edhe fakti se “bulevard” është pothuajse e vetmja gazetë që del në Shqipëri ku gjejnë hapësirë për të botuar shkrimtarë, analistë, opinionistë, intelektuale dhe historianë nga të gjitha trevat shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e diaspora.
Gazeta “bulevard” ka meritën e madhe e të jashtëzakonshme edhe për mbajtjen gjallë të frymës krijuese dhe të aktiviteteve të ndryshme intelektuale në Durrës, të paraqitjes prej saj te botimeve të veprave letraro-artistike të shkrimtarëve dhe të artistëve durrsakë si dhe të vlerësimeve e recesioneve për to, dhe të aktiviteve të tjera artistike, shoqërore , kulturore, sportive e shkencore,
Gazeta “bulavard “ është një hapësirë e lirë mediatike e pavarur politikisht dhe as e korruptuar materialisht, është gazetë e mendimit të lirë dhe pa kurrfarë ndikimi e presioni politik dhe as nga vetë botuesi mbi gazetarët , shkruesit dhe opinionistët e saj.
Gazeta “bulevard” është krejtësisht ndryshe nga mediat e tjera që vetëquhen si të pavarura, pasi te gazeta “bulevard” është vështirë që të gjesh karakterin privat e personal të botuesit të saj , ashtu sikurse janë pothuajse te gjitha dhe jo vetëm gazetat por edhe televizionet në Shqipëri si media të familjarizuara, te klanuara, politike dhe mercenaro-materialiste.
Asnjë gazetë dhe asnjë botues në Shqipëri nuk ka pësuar presione e shantazhe politike nga më të ultat se sa gazeta dhe botuesi i “bulevard” , i cili i ka sfiduar me nje guxim intelektual me se shëmbullor.
Zërin kritik dhe pozicionin moral të opozitarit kundër të këqijave të politikës e pushtetit , kundër krimit, hajnisë e korrupsionit askush nuk e frikësoi dhe as nuk ia ndaloi dhe as ndalon dot asaj. Me të vërtetë , “bulevard” është zëri i së vërtetës në Shqipëri

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch