Home » Lajme, Rajonale » “GENOCID EKOLOGJIK” NGA KRYETARI SHAHMONOVIQ I PLAVËS DHE MINISTRIA E TURIZMIT E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR NË PODGORICË

“GENOCID EKOLOGJIK” NGA KRYETARI SHAHMONOVIQ I PLAVËS DHE MINISTRIA E TURIZMIT E PLANIFIKIMIT HAPËSINOR NË PODGORICË

Të nderuar qytetarë të Plavës dhe Gucisë,

Me këtë rast dua që të shpreh shqetësimin tim në lidhje me planin që ka Ministria e Turizmit dhe Planifikimit Hapësinor për ndërtimin e mini-hidrocentraleve mbi lumin Komaraç, në zonën e Plavës.

Të gjithë që njohin ato zona të bukura të Alpeve Shqiptare, e posaçërisht vendasit e dinë vlerën jetike të këtij lumi të bukur dhe piktoresk për banorët shqiptarë e të tjerë.

Me shumë vemëndje kam përcjell ecurinë e situatës për këtë çështje, që nga fillimi. Çdo laik mund ta kuptojë se këtu janë bërë shumë shkelje procedurash formale, nga shqyrtimi publik deri tek tenderet etj.

Më habit shumë qendrimi i Z. Shahmanoviq, kryetar i komunës së Plavës, i cili shihet qartazi që ka ndikim negativ në të gjitha këto procedura.

Po këtu dua të ftoj zotin Shahmanoviq, si dhe Ministrinë përkatëse që të ndalojnë urgjentisht “gjenocidin ekologjik” që po tentohet t’u serviret vendasve në ato zona, e jo vetëm por edhe uzurpimin e tokave të tyre shekullore.

Ne, si subjekt dhe koalicion, pa rezervë mbështesim të gjithë banorët e këtyre zonave që janë duke ngritur zërin për të drejtat e tyre elementare, e në veçanti përkrahim angazhimin e këshilltarit të Alternativës Shqiptare në Kuvendin komunal të Komunës së Plavës, Z. Ibër Hoti që është duke bërë në këtë drejtim.

Sinqerisht,
NIKË GJELOSHAJ

Ish deputet i Partisë Alternativa Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore – Portal Informativ · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress