Home » Lajme » Gent Cakaj: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës në një listë forcon Shqipërinë në rajon

Gent Cakaj: Bashkimi i shqiptarëve të Luginës në një listë forcon Shqipërinë në rajon

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur rreth vendimit të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për të marrë pjesë në zgjedhjet e rregullta parlamentare në Serbi, me një listë të vetme zgjedhore, Cakaj, thotë se një vendim i tillë është zgjatim për ta forcuar Shqipërinë në rajon. Kjo marrëveshje mes shqiptarëve në Preshevë, konsideron se është e rëndësishme për unifikim ideologjik karshi Serbisë.

“Për herë të parë Shqipëria luan rolin e saj, dhe me këtë partitë politike shqiptare atje e zgjerojnë fushëveprimin në adresimin e çështjeve të tyre në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të drejtave të tyre, dhe nuk kam iluzione se tash për shkak të atij koalicioni situata do të përmbyset dramatikisht. Por, është fakt i domosdoshëm, bashkimi i tyre në mbrojtjen dhe afirmimin e të drejtave të tyre. Sa më të bashkuar që të jenë, aq më të fortë do të jenë”, thekson Cakaj në intervistën për KosovaPress.

Tutje ai thotë se sapo të hapen kufijtë do të vizitojë komunën e Preshevës, megjithatë pranon që nuk mund të ndryshojë situatën jo të mirë të banorëve shqiptarë të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch