Home » Lajme, Vendore » Gent Cakaj do ta vizitoj Luginën më 10,11 dhe 12 qershor

Gent Cakaj do ta vizitoj Luginën më 10,11 dhe 12 qershor

Në Agjendën e zbardhur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar bëhet e ditur se diplomati shqiptar vizitën do ta nis ditën e mërkurë në Preshevë ku do të takojë liderët politik, nënshkrues të Marrëveshjes për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare me Listën „ Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar „

Në Preshevë, ministri Cakaj do të ketë takim edhe me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, do t’ i bëjë vizitë Shkollës së Mesme, „ Skënderbeu „, parkut industrial si dhe do të bashkëbisedojë me qytetarët.

Ditën e dytë të vizitës, Cakaj ja ka kushtuar Bujanocit.

Mëngjesin do ta fillojë me një takim pune me kryetarin e komunës, Shaip Kamberi, për të vazhduar me atë të KKSH-së, Ragmi Mustafa. Poashtu, ministri do të vizitoj Sh.M.“ Sezai Surroi „, Degën e fakultetit ekonomik, zyren ndërlidhëse të OSBE-së, etj.

Në ditën e tretë dhe të fundit, ministri Cakaj ka paraparë të qëndrojë në Medvegjë.
Aty do të takojë këshilltarët shqiptarë, do të vizitojë shkollën fillore si dhe fabrikën prodhuese të afaristit Muharrem Salihu.

Shërbimi për informim i KKSH

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch