Home » Lajme, Politikë » Gent Cakaj: Do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Gent Cakaj: Do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj po qëndron në vizitë treditore në Luginë të Preshevës. Ai sot pati takime me udhëheqësit e subjekteve politike në Luginë të cilët garojnë në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Gent Cakaj përmes një deklarate edhe një herë bëri të ditur se shqiptarët e Luginës do ta kenë mbështetjen e shtetit shqiptarë.

„Pas një vale të gjatë takimesh me përfaqësuesit politikë të partive pjesëmarrëse në Listën e Luginës së Bashkuar, theksuam rëndësinë e patjetërsueshme të ruajtjes së unitetit të brendshëm dhe nevojën e punës së përbashkët për mbrojtjen e lartësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës !

Ne do të ecim bashkë e do të veprojmë të bashkërenduar për të bërë më të mirën për Luginën e shqiptarët në çdo kohë e çdo rrethanë…“ thuhet në deklaratën e Gent Cakajt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch