Home » Lajme, Vendore » Gent Cakaj: Mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme

Gent Cakaj: Mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme

Ministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, edhe një herë ka apeluar te elektorati shqiptar i Luginës së Preshevës që masovikisht të përkrahin listën e përbashkët të partive shqiptare në zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele. Ai gjithashtu ka kritikuar ata që mundohen të pengojnë këtë proces unifikues të partive politike shqiptare.

„Sot më tepër se kurdo herë tjetër:

ruajtja e frymës së bashkëpunimit ndër-partiak e unitetit të brendshëm politik është e rëndësisë së patjetërsueshme në Luginën e Preshevës dhe jo vetëm.

Kjo, mes tjerash, përfshin edhe shmangien e çdo pengese, kërcënimi, apo fushate të pavërtetash nga partitë që kanë mendim ndryshe për këtë ndërmarrje, vetëm e vetëm në të mirë të shqiptarëve.

Pavarësisht se ekzistojnë shumë parti shqiptare, atje duhet të ketë vetëm një faktor politik shqiptar: me platformë të unifikuar në shërbim të mbrojtjes e lartësimit të të drejtave të tyre kombëtare.

Ndaj, ju lutem: mbështetja masive dhe e fuqishme e listës së Luginës së Bashkuar është skajshmërisht e rëndësishme nga të gjithë pa asnjë dallim.
Kësaj rradhe, sjellja e përgjegjshme politike e vetëdija e lartë kombëtare duhet të mbizotërojnë llogaritë e ngushta partiake.

Asgjë nuk përfundon me këtë ndërmarrje: mbështetja e kësaj liste është thjesht pikëfillimi i një pune të përbashkët sistematike, për t’i trajtuar të gjitha çështjet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës një e nga një!

Ndaj, kësaj rradhe me fort përgjegjësi politike e vetëdije kombëtare: të gjithë në mbështetje të listës së Luginës së Bashkuar !“ ka shkruar ministri Caka.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch