Home » Lajme » Gent Cakaj: “Një superlajm nga zemra e Luginës së Preshevës”

Gent Cakaj: “Një superlajm nga zemra e Luginës së Preshevës”

Pas suksesit të arritur për koalicionin e gjitha partive politike shqiptare në Komunën e Bujanocit, z. Cakaj, në profilin e tij në facebook, shprehet:

Miq, miq, miq:

NJË SUPER LAJM NGA ZEMRA E LUGINËS SË PRESHEVËS 🇦🇱❤ :

Partitë politike shqiptare tashmë kanë mbyllur marrëveshjen për bashkëqeverisje në Bujanoc.

Kjo është pothuajse e arritura më domethënëse që kemi shënuar bashkërisht në Luginë: Bujanoci do të qeveriset drejtë nga shqiptarët e nuk do të varet nga askush tjetër, përveç shumicës shqiptare.

Personalisht i detyrohem një falënderim të posaçëm z. Nagip Arifi, z. Shaip Kamberi, z. Shqiprim Musliu e z. Arbër Pajaziti që i qëndruan fjalës së dhënë në mbledhjen e djeshme në Tiranë duke arritur këtë marrëveshje që është jetike për Bujanocin e shqiptarët e Luginës!

Neve, ndërkaq, na takon ta vazhdojmë punën e pakursyer në shërbim të mbështetjes së Luginës e gjithë shqiptarëve në përgjithësi!

URIME BUJANOC, LUGINË E PRESHEVËS E SHQIPTARË NË PËRGJITHËSI!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch