Home » Lajme » GENT CAKAJ: UÇK-JA LUFTOI PËR LIRI E JO PËR KRIME

GENT CAKAJ: UÇK-JA LUFTOI PËR LIRI E JO PËR KRIME

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, gjatë një interviste dhënë për RTK-në ka folur për Gjykatën Speciale, arrestimet e krerëve të UÇK-së, rolin e Shqipërisë në këtë proces, dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se në aktakuzën e Gjykatës Speciale më agresore paraqitet  Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)  se sa Serbia.

“Është e rëndë të shihet kjo aktakuzë kundër krerëve të UÇK-së, pasi që në hetimet  që janë bërë për trafikim organësh, është vërtetuar se  nuk ka pasur  trafikim organësh”, ka thënë Cakaj.

Sipas tij, përpjekja për ta paraqitur UÇK-në se ka bërë luftë kundër katolikve  është e papranueshme dhe mjaft tendencioze.

“Gjykata Speciale është shumë e padrejtë sepse po përndjek vetëm viktimën apo palën kosovare dhe kjo duket qartë se është e njëanshme”, tha ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch