Home » Lajme » Genta tek Noizy, si Lady Gaga

Genta tek Noizy, si Lady Gaga

Gjithashtu prezente në party-n promovues të albumit më të ri “Living your dream”, të reperit Noizy, ishte dhe këngëtarja kosovare me famë në mbarë diasporën, Genta Ismajli.

Siç shihet dhe në fotot ku ajo përqafon miqësisht babin e mbretit të mbrëmjes, Genta ka formuar një raport të ngushtë me Noizy-n dhe familjen e tij, dhe këtë që prej sezonit të parë të “Dancing with the Stars”, ku siç na tregoi këngëtarja, ata e kanë mbështetur shumë.

Respekti që ajo gëzon për ta vihet re edhe në gjestin mjaft të këndshëm nga ana e saj, kur ajo i´bashkohet festimeve me një tufë lulesh magjepsëse që ia drejton Noizy-it për t’i uruar suksesin e arrirë.

Një tjetër veçanti e këngëtares kosovare me mjaft sqimë dhe karakter janë gustot e saj në veshje dhe look-u i përgjithshëm. Këtë radhë, veç flokëve ose “frizurës” mjaft ekstravagante me rrica, ajo përçon ekzagjerim pozitiv në zgjedhjet që bën për fustanin e shndritshëm në ngjyrë të verdhë, që e ndihmon të bjerë edhe më shumë në sy ajo dhe ngjyra e bukur e lëkurës.

Por në fakt, më shumë sesa fustani vëmendjen na e marrin këpucët e zgjedhura prej Gentës, në stilin ‘alla’ Gaga. Ato mbajnë tonalitetin e artë të fustanit, por shkëlqejnë akoma më tepër përmes gurëve të pafund që krijojnë efekt floriri sidomos në ambientin e errët, jo me shumë dritë të eventit magjik.

Është e vërtetë që shpeshherë kopjimi që artistët shqiptarë u bëjnë atyre të huaj sidomos në look, lë tepër për të dëshiruar, ama në rastin e Gentës, ajo shihet se është veçse e inspiruar me detajet e modës më të fundit dhe duket rrezatuese e plot energji.

Feel free to share your homeworkhelper.net/ favorite love-related activities and ideas in the comments below, and I hope you have a sweet valentine’s day

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch