Home » Lajme » Gido Westereelle:Kosova ka bërë përparim të sigurt

Gido Westereelle:Kosova ka bërë përparim të sigurt

Kështu ka vlerësuar ministri i jashtëm gjerman Gido Westereelle në debatin e fundit në Bundestagun gjerman kushtuar Kosovës. Në korrikun e vitit të kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi përfundimisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës, është bërë në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare. Kush thotë se në Kosovë vitin e fundit janë bërë pak ndryshime, sipas pikëpamjes së Qeverisë gjermane, ai thotë gjysmë të vërteta. Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën vitin e kaluar edhe pse u desh të përsëriteshin në disa zona, ato u mbajtën dhe rrodhën përgjithësisht të qeta. Këto zgjedhje u bojkotuan në veriun e Kosovës, por me këtë bojkot, serbët para së gjithash dëmtuan vetën. Por kështu nuk vepruan serbët në jug të Kosovës, ku pjesëmarrja e tyre ishte shumë e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Kur njeriu mendon se kanë kaluar vetëm tre vjet nga pavarësimi i Kosovës, atëherë vërtet është e pamundur të mos thuhet se në këtë vend janë bërë përparime tejet të rëndësishme, të cilat sot nuk mund të kalohen pa u thënë. Vetëm brenda një viti në Kosovë dhanë dorëheqje dy presidentë, por po kaq i vërtetë është fakti se ky vakum politik u tejkalua pa lëkundje politike, ka thënë ministri jashtëm gjerman. Kjo ishte një dëshmi e fortë se u respektua Kushtetuta e vendit, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese u pranua nga të gjithë aktorët politikë.

RTV Presheva

Video playlist parent toolkit use the assignment helper widget below to choose videos from the playlist, or view it on vimeo

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch