Home » Lajme, Vendore » Gjashtë mjek shqiptar në Bujanoc punësohen me vendime të përhershme

Gjashtë mjek shqiptar në Bujanoc punësohen me vendime të përhershme

Sot, siç ka njoftuar kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi janë punësuar dhe kanë marrë vendime të përhershme pune në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc gjashtë mjekë shqiptar.

Ky punësim është realizuar me kërkesë të kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi shtruar presidentit Aleksandar Vuçiq, në dy takime të realizuara në gjendjen e jashtëzakoshme, si masë e luftimit të COVID-19.

Postimi origjinal i kryetarit Kamberi

Gjashtë mjekë shqiptarë nga Komuna e Bujanocit, sot edhe zyrtarisht kanë marrë vendimet e punës në kohë të pacaktuar në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, si realzim i programit të Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e kuadrove mjekësore për t’a avancuar luftën ndaj COVID-19.

Ky është një sukses i jashtëzakonshmë, duke patur faktin se me vite të tëra një numër i mjekëve shqiptarë nuk është arritë të punësohen përnjeher.

Megjithate, kërkesa e Komunës së Bujanocit ishte shtruar në dy takime të realizuar me president Aleksandar Vuçiq, gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Këta emrat e mjekëve shqiptarë të punësuar, sot:

Imrane Aliu
Veton Salihu
Granit Isufi
Besnik Sulejmani
Sali Nuhiu
Artan Ajeti
Në kuadër të të njejtit program, janë punësuar edhe katër mjekë të komunitetit serbë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch