Home » Lajme, Ndërkombëtare » Gjashtë vende të BE-së bëhen bashkë për kontroll të lëvizjeve të emigrantëve

Gjashtë vende të BE-së bëhen bashkë për kontroll të lëvizjeve të emigrantëve

Zyrtarët e ministrive të mbrojtjes të gjashtë vendeve të Evropës Qendrore dhe Ballkanit kanë rënë dakord për bashkëpunim më të ngushtë në kontrollin e lëvizjeve të emigrantëve, duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë edhe forcën ushtarake.

Austria, Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Kroacia dhe Sllovenia kanë formuar një grup, me të cilin synojnë të bëhen shembull për gjithë BE-në.

Qëllimi i grupit është që të gjithë emigrantët që kërkojnë azil në vendet e BE-së, këtë do të duhej ta bëjnë në qendrat jashtë BE-së.

Ministri austriak i Mbrojtjes, Hans Peter Doskocil, tha pas një takimi në Pragë se vendi i tij është duke përgatitur një plan të detajuar veprimi për bashkëpunim mes forcave ushtarake të gjashtë vendeve që do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake në muajt e ardhshëm.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch