Home » Lajme, Vendore » Gjatë ditës së sotme janë mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme nga ana e KK të Preshevës

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur dy seanca të jashtëzakonshme nga ana e KK të Preshevës

E para kishte të bënte me shqyrtimin dhe miratimin e vendimit për përgaditjen e përmendoreve, pllakave përkujtimore dhe muraleve në tërritorin e komunës së Preshevës. Kjo pikë e rendit të ditës erdhi pasi komisioni për akte normative mbajti mbledhjen e vet dhe i propozoi kuvendit këtë pikë për miratim. Kryetari komunës së Preshevës tha se ky vendim ka ardhur duke rrespektuar ligjet dhe kushtetutën e Serbisë në vendosjen e lapidareve e cila është kompetencë e pushteteve lokale. Komuna e Preshevës është komuna e pestë në Serbi që nxjerrë këtë vendim nga gjithësejë 167 komuna. Menjëherë pas seancës së parë u mbajtë edhe seanca e dytë ku u shqyrtua iniciativa e qytetarëve për legalizimin e lapidarit. Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Preshevës aprovuan edhe këtë pikë. Mustafa tha se çështja e lapidarit brenda 2 dite do ti kete të gjitha dokumentacionet e rregulluara, çka ishte kërkesë edhe e bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar nga shqiptarët e Luginës së Preshevës që të hiqet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së, sepse ai në atë vend është ngritur jashtë ligjeve të Serbisë. Ndërsa tash mbetet të shihet reagimi i tij pasi që KK Preshevës i cili funksionon në bazë të ligjeve të Serbisë, ka nxjerrë një vendim që lejon ngritjen e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore.

————————-

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka njoftuar se në mesnatë ka kaluar afati ligjor që pushteti lokal në Preshevë ta largoj lapidarin e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, në të kundërtën organet e Serbisë do ta rrënojnë. Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës” ka thënë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakoviq. Në këtë njoftim po ashtu thuhet se inspeksioni do të sjellë Vendimet rreth procedurave të Zgjidhjes, e cila do të definoj qartë procedurat dhe afatet ligjore për largimin e lapidarit. “Me të përfunduar afati ligjor, do të veprohet sipas Vendimit dhe do të largohet lapidari i vendosur ilegalisht, me ndihmën e organeve përgjegjëse për punë të brendshme në rast se kjo është e nevojshme”, thekson Selakoviq.
Liderët politike të Luginës se Preshevës sot në mënyrë urgjente kane zhvilluar një takim disa orësh , pas vendimit te inspektoratit të ministres së drejtësisë për skadimin e afatit për heqjen e lapidarit të dëshmoreve te UCPMB-së ne Preshevë. Në anën tjetër përderisa po zhvilloje ky takim disa qytetarë ishin mbledhur në qendër të qytetit për të parë se çfarë do të ndodhte me lapidarin. Prindi I dëshmorit Bardhyl Osmani komandant Delta, Bejtulla Osmani por dhe qytetarët theksojnë se lapidari nuk do të lëvizë nga vendi. Ndërkaq në fund të takimit kryetari I komunës së Preshevës Ragmi Mustafa para gazetarëve ka thënë se vendimi I inspektoratit është jo ligjor , dhe sipas tij kryeshefi administratës komunale për të cilin është proceduar vepër për kundërvajtje do të ankohet në afatin ligjor prej 8 ditësh. Kryetari Mustafa ka bërë apel tek qytetarët që mos të bien pre e provokimeve dhe se nuk ka vend për panik. Megjithatë ministri I drejtësisë dhe Administratës Publike Nikola Selakoviq ka thënë se më të përfunduar afati ligjor I cili ka skaduar mbrëmë në mesnatë , do të veprohet sipas Vendimit dhe do të largohet lapidari , edhe atë me ndihmën e organeve përgjegjëse për punë të brendshme në rast se kjo është e nevojshme ka thënë ai.

RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch