Home » Intervistë » Gjendja në Ukrainë dhe lëvizja esperantiste

Gjendja në Ukrainë dhe lëvizja esperantiste

Dima sevqenkoDima sevqenkoDima sevqenkoNga Dima Ŝevĉenko në http://www.ipernity.com/blog/dima_sxevcxenko/713025 –

Të dashur miq! Shumë nga ju po e ndjekin në mënyra të ndryshme lajmin për atë që po ndodh në Ukrainë.

Unë kurrë nuk kam dashur të komentoj kurrfarë çështje politike, sepse politika në përgjithësi më duket si një “mjet mashtrues” global ku ne, njerëzit e zakonshëm, nuk kemi mundësi të ndryshojmë apo të vendosim ndonjë gjë.
Tani ndodhi që “një konflikt “i vogël” në Ukrainë u shndërrua shumë shpejt në një luftë globale, ku marrin pjesë thuajse të gjitha forcat politike dhe ushtarake të botës. Esperantistët janë vetëm “garantë” dhe pjesëmarrës pa dashje dhe nuk e njohin gjuhën ukrainase.

Mbiemri im është i njëjtë me atë të Taras Shefçenkos- themeluesit të letësisë moderne ukrainase. Megjithatë unë kam lindur në Moskë dhe nuk e njoh gjuhën ukrainase.

Për mua nuk ka aq rëndësi në se Ukraina apo një pjesë e saj bëhet pjesë e Rusisë ose përkundrazi në të ardhmen të dy shtetet e pavarura bëhen pjesë e Bashkimit Evropian (apo të ndonjë shteti tjetër të madh). Çdo popull ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet dhe të vendosë si të bashkëjetojë më rehat dhe në paqë me të tjerët.

Edhe një herë qeveritë po përpiqen t’i largohen këtij qëllimi, po mbjellin farën e urrejtjes ndërmjet nesh, duke keqpërdorur trutë tanë me metoda të ndryshme të masmedias..

Ne e kemi provuar tashmë epokën e “Perdes së hekurt”, kur esperantistët “perëndimorë” dhe “lindorë” ishin të ndarë. Kjo bëri që organizatat e lëvizjes esperantiste, e strukturave të tyre, e veprimtarive të tyre etj në pjesën më të madhe të “orientoheshin kah Evropa perëndimore”. Kur “Perdja e hekurt” ra, esperantistët “e Lindjes” edhe ndihmesa e tyre në lëvizjen esperantiste botërore dhe në kulturë nisi të riaktivizohej. Esperanto u bë vërtet një mjet më ndërkombëtar.

Qëllimi më i rëndësishëm i Esperantos është komunikimi paqësor dhe bashkëjetesa e të gjithë popujve të botës. Kanë kaluar vite dhe politikanët e tashëm po ndërtojnë një “Perde të re të hekurt”, që premton të bëhet madje më e rrezikshme për Esperanton, se sa më parë. Luftërat, betejat ekonomike dhe politike e shkatërrojnë lëvizjen esperantiste.

Pikërisht Esperanto i mbron gjuhët kombëtare me asnjanësinë e saj. Megjithatë politikanët vetëm në shikim të parë e mbështesin “mbrojtjen” e gjuhëve kombëtare. Psh kjo histeri e tanishme për gjuhën ruse në Ukrainë. Shteti rus sikur “don të mbrojë” gjuhën ruse, por johaptaz fut mësimdhënien e anglishtes masivisht dhe kudo.

Çfarë po ndodh në kohën e sotme:

Banorët e Rusisë dhe Ukrainës kanë probleme të mëdha për të vizituar vendet e BE (ku historikisht bëhen veprimtaritë më të rëndësishme esperantiste. Kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, shtetet gjithnjë e më shumë po i rreptësojnë rregullat e udhëtimeve të tilla. Sot psh një qytetar i Rusisë mund të marrë pjesë në ndonjë kongres esperantist brenda BE vetëm pasi të kalojë në shumë procedura formale, të shpenzojë shumë kohë dhe para, të poshtërohet para instancave të ndryshme shtetërore. Po kështu banorët e BE kanë shumë probleme për të vizituar Rusinë.

Pas këtij konflikti padyshim kjo do bëhet më e vështirë. Për këtë shkak komunikimi ndërkombëtar do qendrojë në vend numëro gjatë veprimtarive esperantiste në Rusi.

Gjatë vitit 2014 në Ukrainë (edhe në Krime) janë planifikuar e pakta 5 veprimtari të mëdha esperantiste ndërkombëtare dhe shumë të tjera më të vogla. Ka shumë të ngjarë që në pjesën më të madhe ato do prapasohen, por edhe sikur të bëhen, vështirë që esperantistët e Rusisë mund të shkojnë atje për rrethanat e kuptueshme.

Çfarë do të ndodhë gjatë kongresit të parë shkencor rus SES që është planifikuar këtë gusht pranë Moskës dhe për veprimtaritë e tjera? Askush nuk mund të parashikojë, por unë mendoj se asgjë e mirë nuk do jetë..

Për shkak të këtij konflikti, njerëzit e zakonshëm (pra edhe esperantistët) në Rusi dhe Ukrainë do varfërohen jashtëzakonisht. Kjo do të thotë që ata do kenë më pak mjete financiare dhe kohë për lëvizjen esperantiste rajonale dhe për udhëtimet jashtë vendit. Sot kjo ndodh më mprehtë në Ukrainë, që ndodhet në “prag” të kolapsit ekonomik. Megjithatë “jehona” është shfaqur edhe në Rusi. Psh vetëm gjatë muajve të fundit rubla është zhvlerësuar 10-15 %, në krahasim me euron dhe dollarin. Dhe kjo është vetëm fillimi… Pra, kjo do të thotë që në se një esperantist rus do donte të udhëtonte tani në ndonjë veprimtari esperantiste evropiane duhet të shpenzonte 10-15 % më shumë se para dy muajve!

Po ashtu do ketë një goditje edhe ndaj “infrastrukturës esperantiste” të dobët edhe pa atë. Psh rënia e rublës do shkaktojë rritjen e çmimeve për botimin e librave dhe teksteve mësimorë në Esperanto, dhe esperantistët nuk do kenë mundësi t’i blejnë ato më shtrënjtë. Veç kësaj ndërmarrja jonë botuese Impeto, është furnizuesi më i madh i teksteve mësimorë të Esperantos dhe fjalorëve në Ukrainë. Unë dyshoj që, për shkak të kësaj krize, vallë nxënësit e rinj të esperantos në Ukrainë do mund t’i merrnin materialet mësimore gjatë muajve të ardhjëshëm.

Këto janë vetëm disa nga vlerësimet aktuale të gjendjes.

Dhe në fund, esperantistët janë njerëz të zakonshëm. Nga një herë ata pranojnë ndonjë opinion politik të ndonjërës nga palët ndërluftuese dhe kështu e shpartallojnë lëvizjen esperantiste, duke shkatërruar trajtat e saja kryesore.

Ç’të bëjmë?

 Përktheu Bardhyl Selimi, 4 mars 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch