Home » Lajme » Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ushtarët e FSK-së i quan vëllezër dhe familje të tij

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowa-s, ushtarët e FSK-së i quan vëllezër dhe familje të tij

Në pritjen e organizuar për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, ky i fundit u zotua se do të vazhdojë mbështetjen për Forcat e Sigurisë së Kosovës edhe në të ardhmen, si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet dy shteteve mike.

Në pritjen e organizuar në Ministrinë e Mbrojtjes, i pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianaj, ku tha se është shumë falënderues ndaj gjeneralit Timothy Orr,  për shërbimin e përkushtuar ndaj Kosovës.

.

“Ne do të jemi falënderues ndaj juve Gjenerali Orr gjatë tërë jetës tonë për shërbimin e përkushtuar ndaj shtetit tuaj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në detyrë si Mbrojtës Ndërkombëtar i Iowa-s, por gjithashtu edhe për shërbimin tuaj ndaj programit tonë të parneritetit me FSK-në, por jo vetëm me FSK-në. Tashmë Kosova dhe Iowa, siç e quani në Iowa – programi i shteteve motra, është zgjeruar me arsim, bujqësi, ekonomi dhe besoj që do të vazhdojë kështu”, tha Haradinaj.

Në pritjen e organizuar për komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Timothy Orr, ky i fundit tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Kosovë.

“Qëndroj sonte këtu dhe dëgjoj fjalë të mira dhe njohje, por në të vërtetë kjo nuk është për mua, është për ne, për ju që jeni në audiencë që ishin pjesë e kësaj, kur nënshkruam këtë marrëveshje, që provuat fatin me Iowa-n. Kam nderin që sonte t’ju quaj shokë, kolegë të mi, vëllezër dhe motra të ushtrisë. Jam i nderuar që jeni këtu sonte, dhe në emër të Mbrojtjes Kombëtare të Iowa-s dhe familjes time, jam i nderuar që pata mundësinë të ju njoh si shokë dhe familje”, tha Orr.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjeneralmajor Timothy Orr është pjesë e historisë më të re të Kosovës. Rama tha se Orr është përkrahës i madh jo vetëm në siguri, por edhe arsim.

“Gjereral Orr, miku im, ju nuk jeni pjesë e vetëm institucionit tonë, por ju jeni pjesë e historisë sonë të re, si dhe anëtar i familjeve tona. Dhe do të doja ta mbani në mend që dyert tona do të jenë çdoherë të hapura për ju dhe familjen tuaj”, tha Rama.

Ai me këtë rast ka nderuar Timothy Orr me Medaljen e Nderit. Ndryshe, gjeneral majori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Timothy Or  që nga 1 maji i këtij viti  ka dalur në pension nga kjo pozitë, pas rreth 40 vitesh sa ishte pjesë e kësaj garde. Orr njihet si gjenerali amerikan që më së shumti  e deshti shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch