Home » Lajme » Gjeneva premton ndihma për arsimin e Kosovës

Gjeneva premton ndihma për arsimin e Kosovës

Ministri Buja sot ne Zvicër ka takuar ministrin e arsimit të Republikës së Gjenevës Charles Beer

Sit ministri për arsim dhe kulturë nga Shteti i Gjenevës.z.Charles Beer priti një delagcion nga republika e Kosovës i prirë nga Ramë Buja, ministër i arsimit dhe edukimit. Në këtë takim në deparatmentin e arsimit të Gjenevës, ministri Buja shoqërohej nga ambasadori i Kosovës në Bernë z.Naim Malaj si dhe bashkëpunëtor nga kabineti i ministrisë dhe ambasadës .

Fillimisht, minstri Buja duke falenderuar ministrin e Gjenevës për pritje dhe përkujdesi ndaj komunitetit shqiptarë në Zvicër, ai i dha një retrospektive situates aktuale dhe zhvillimeve në fushën arsimore në shkolla dhe dhe univesritet tona në Kosovë. Sipas ministrit Buja sot lirisht mund të thuhet se Prishtina është bërë një qendër univesritave dhe akademike me renome evropiane në të cil univesritet përveq shqiptarëve dhe qyetarëve tjerë ka edhe studentë nga Zvicra, nga vendet e BE-së dhe mbarë bota. Por, krahas progreseve që ka arritur ministria dhe qeveria në këtë drejtim, megjthatë Kosova ende po ndien pasojat e luftës, kum krizat ekonomike dhe sociale kanë goditur edhe universitet, studentët dhe shkollat tona.

Nga ana e tij ministri zviceran në shtetin e Gjenevës ka pohuar se Gjaneva dhe Zvicra do të vazhdojë dhe intensifikoje bashkëpunimin reciprok mes ministrive të arsimit duke ndihmuar njëra tjetrën, coftë me ndrrim të studentëve apo kuadrosh mësimore shkencore të sferave të lamishme.

Krahas bashkëpunimit mes dy shteve, atij Kosovës dhe Gjenvës, kjo e fundit ka shprehru gatishmërinë të ndihmoj arsimin në Kosovë dhe në kanton, ku mësimet ndjekin një numër i konsiderueshëm i nxënësve nga komuniteti shqiptarë, u tha sot në Gjenevë pas takimit të dy ministrave z.Buja dhe zviceranit Beer, njofton agjencia informative “Presheva Jonë” nga Gjeneva.

Sikur misnitri I Kosovës z.Buja ashtu edhe ai I kantonit të Gjenevës z.Beer për agjencinë “Presheva Jonë” kane deklaruar se ky bashkëpumnim mes Gjenevës dhe Prishtinës do të intesifikohet edhe më ditëve të ardhshme, duke fiilluar me vizitën e parë ministrit të Gjenevës z.Beer i cili së shpejti do të vizitoj kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën. i ftuar nga homologu i tij kosovar z.Buja dhe ambasadori Malaj në Bernë.

Gjenevë, 8 qershor/AIK-Presheva Jonë

Read the situation and decide if it would be better to show no phone tracker app reaction or to stand up for yourself verbally

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch