Home » Opinione » Gjeopolitika dhe sferat e interesit botëror në Kosovë dhe reth saj

Gjeopolitika dhe sferat e interesit botëror në Kosovë dhe reth saj

Shkruan: Nehat Hyseni

Kosova është në vazhdën e përcaktimit të kufirit midis sferave të interesit dhe ndikimit të Perëndimit në krye me SHBA-në dhe të Lindjes, në krye me Rusinë.

Aty “thyhen shigjetat” e konfliktit Lindje-Perëndim. Akterë janë serbët e Kosovës, kurse Serbia, si “vëllau i vogël” i Rusisë e udhëheq dhe dirigjon vallen në terren të Kosovës.
Pikërisht këtu, pra në territorin dhe mbi kurrizin e Kosovës thyhen parimet e politikës ndërkombëtare: parimi i  “multietnicitetit”,  ose “shtetit qytetar”që  proklamohet nga Perëndimi, dmth nga Europa dhe SHBA,  që kujdeset për të drejtat e njeriut.

Pra, insistohet që Kosova të mos ket asnjë shenjë kombëtar, e aq më pak shqiptar. Në anën tjetër, nga LIndja parimi i “etnicitetit, ose të të drejtave kolektive, që imponohet lidhur me serbët e Kosovës. nga Serbia dhe Rusia dhe miku i tyre Kina komuniste, edhepse këto shtete janë njohura si burgje dhe varre të minoriteteve në kuadër të shteteve të tyre. Natryrisht, pa e përfshirë dhe aplikuar  vet këtë parim Serbia edhe për shqiptarët dhe minoritetet tjera në Serbi..

Ashtu u veprua në Kosovë edhe pas vitit 1999. Shikoni flamurin dhe simbolet tjera, e mbi të gjitha politikën e dy “arshinave” (kuteve): Kosova si shtet “multietnik”, duke i favorizuar skajshmërisht minoritetet , e në rend të parë atë serb.
Ndërkaq, në të njejtën kohë, veriu i Kosovës insistohet të organizohet mbi parimin etnik! Pa çka se edhe Serbia, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, kanë emërtime nacionale sipas kombit shumicë të tyre Dhe askund, përveç Sllovenisë, nuk dominon në numër kombi shumicë më tepër se sa në Kosovë.
Të gjitha ato shtete kanë emërtime nacionale, sipas kombit shumicë. Kurse Kosova dhe Bosna kanë emërtime gjeografike. Pra, Kosova asnjëherë nuk është lejuar të quhet me emërtimin më të logjikshëm dhe më të natyrshëm: “Shqipëria Veriore”, apo me ndonjë emërtim të ngjajshëm nacional, si psh. Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore, etj. Jo! Kjo nuk është aplikuar dhe nuk është lejuar.Kurse, për Serbinë psh. kjo praktikë ka qenë normale: Serbia, “Republika srpska” në Bosne, “Srpska Krajina”  në Kroaci, etj.
Nuk është vështirë të konkludohet se pse, pra për çfarë qëllimesh është bërë kjo.
Gjithësesi, qëllimet kanë qenë gjeopolitike, dmth. lufta për vend dhe truall! Dhe kjo luftë, së paku në 2-3 shekujt e fundit ka rezultuar gjithnjë me rudhje të truallit etnik shqiptar.
Sidomos ishte tragjik shekulli XIX, kur trualli shqiptar u cungua dhe zvogëlua nga Lufta Ruso(Serbo)-Turke 1876-1878, kur territori i shqiptarëve u zvogëlua me një territor më të madh se Kosova e sotme, duke u dëbuar shqiptarët nga mbi 750 fshatra me shumicë shqiptare dhe duke e zhvendosur kufirin Serbi-Turqi në Ristovc, afër Bujanocit, si dhe duke e marrë edhe Medvegjën nga Turqia e atëherëshme. Kështu, territori shqiptar u përgjysmua, duke u shpërngulur pë Turqi dhe Lindjen e afërt dhe duke  ua lënë territorin dhe shtëpitë e banimit e pasurin tjetër të paluajtëshme serbëve.
Politika ekspansioniste Ruse, me ndihmën e Serbisë dhe me “argatllëkun” e serbëve të Kosovës, duke imponuar vullnetin e tyre politik në Dialogun e Brukselit dhe Marrëveshjen e 19.prillit 2013, ata e siguruan “derën gjysmë të hapur”, me fitimin e të drejtës për formimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Pra, u imponua dhe u miratua opcioni i sferës së interesit të Lindjes, dmth të Rusisë, përmes “vëllaut të vogël” Serbisë dhe kryeministrit të saj Daçiq.
Këtë kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u përpiq ta “shesë” në opinionin shqiptar dhe kosovar si “fitore historike”, me plotë pompozitet, duke e deklaruar si”arritje të madhe në integrimin e serbëve nën sovranitetin e Kosovës”, etj.
Por shumë shpejt z. Thaçi u demantua nga realiteti i krijuar nga Zgjedhjet lokale 2013, ku morën pjesë edhe serbët e Kosovës, të cilët nuk pranuan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës. Përkundrazi, e tërë fushata parazgjedhore u zvillua me flamuj dhe simbole shtetërore të Serbisë, madje duke deklaruar qartë se ata do të votonin vetëm për “Kosovën në Serbi” dhe motoja e tyre ishte se “Kosova është tokë e shenjtë serbe ( ” Kosovo je sveta srpska zemlja”), etj.
Natyrisht se kryetarëve të komunave serbe të dalur nga kjo fushatë e qartê për “Kosovën serbe”, nuk mund t’u imponohej, e aq më pak të bindeshin që ta jepnin betimin nën simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.
Prandaj edhe epilogu ishte pa kurrëfarë dileme që të anylohen ato zgjedhje. Ose të zhbëhej shteti i Kosovës!
Këtu qëndron edhe “arsyeja” e mospërmendjes fare të shqiptarve të Luginës së Preshevës në Marrëveshjen e Brukselit të datës 19 prill 1013, si dhe në asnjë nga 22 raunde bisedimesh midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiqit në Bruksel, me ndêrmjetësimin e Komosioneres së lartë të Këshillit të BE-së, baroneshës Catherine Ashton.
Duke qenë të vetëdijshëm për disfatën gjeopolitike të pësuar në Bruksel dhe nga trysnia e opinionit shqiptar në Ballkan, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, me nguti dhe panik të theksuar organizuan mbledhjen e dy qeverive: Shqipëri – Kosovë, më 11 janar 2013, duke dashur që t’i përshkruajnë karakter “patriotik” dhe simbolikë të lidhur me Lidhjen e Prizrenit të mbajtur në vitin 1878.Madje edhe tradhëtinē e mospërfshierjes së Luginës së Preshevës as në Dialogun, e as në Marrëveshjen e Brukselit.
Natyrisht se ideja për mbajtje të mbledhjeve të përbashkëta midis qeverive të shteteve të Ballkanit nuk ishte shqiptare. Të parët e realizuan qeveritë Serbi-Maqedoni në vitin 2013, madje duke shqyrtuar edhe mundësinë e organizimit të përbashkët të diplomacisë- ambasadave të tyre në botë.

Është paralajmëruar mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta midis të gjitha qeverive të shteteve të Ballkanit. Madje, nga vizita e afërt e Edi Ramës në Beograd, pritet të detajizohen aktivitetet për mbajtjen e paralajmëruar të mbledhjes së përbashkët midis qeverive Serbi- Shqipëri. Mbetet enigmatike çështja se,meqë mbledhjen Kosovë-Shqipëri e quajtën “patriotike”, nuk dihet se si do ta quajnë mbledhjen e qeverive  Serbi-Shqipëri, tradhëti?

Fakti se Kosova gjendet midis dy sferave të interest të superfuqive botërore nuk guxon të arsyetoj edhe papërgegjësinë  e klasës politike shqiptare, e në rend të pare asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për të zhvilluar dhe ndjekur politikë të urtë dhe proaktive, të mbështetur në miqtë tanë dhe superfuqinë botërore SHBA-në , të cilës iu deshtë të angazhohet edhe ushtarakisht në vitin 1999 për të na shpëtuar nga kthetrat e Lindjes, dmth. të Rusisë dhe Serbisë, që ushtronin dhunë dhe terror të paparë mbi shqiptarët e pambrojtur, ashtu si vepruan gjatë viteveve 1876-1878, 1912, e më vonë, si dhe me terrorin rankoviqian në Jugosllavinë e Titos, me qëllim që t’i detyrojnë shqiptarët që të shpërngulen dhe t’ua lirojnë trojet e tyre stërgjyshore serbëve dhe sferës së interesit Rus.

Barrikadat mbi urën e lumit  Ibër synojnë ta vendosin kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, duke ia bashkangjitur veriun e Kosovës Serbisë dhe sferës së interest Rus, duke i vënë në lojë serbët lokalë në funksion të realizimit të interesave të tyre gjeopolitike duke e gllabëruar dhe gjymtuar tërësinë territoriale dhe duke e ndarë  Kosovën. Andaj, nevoitet këmbëngulësi dhe vendosmëri e faktortit shqiptarë për t’ipenguar  dhe mos lejuar me asnjë çmim realizimin e këtyre qëllimeve  makabre antishqiptare.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch