Home » Sport » Gjermani e frikshme përballë Holandës

Gjermani e frikshme përballë Holandës

Ka qenë e frikshme Gjermania përballë Holandës, të cilën e ka mundur me rezultatin 3-0, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hamburg.

Me një lojë të thjeshtë por të saktë, djemtë e drejtuar nga Hoakim Lëv kanë gjetur që në minutën e 15-të golin e avantazhit me Tomas Myler, pas asistit të Klose.

10 minuta më pas është Ozil që kroson për Klosen i cili nga një distancë e konsiderueshme shtang Stekelnburg e dyfishon rezultatin duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi.

Ndërkohë nga ana tjetër mungesat e holandezëve ndihen, ashtu si forma jo shumë e mirë e Shnajder. Tentativat e “tulipanëve” thuajse në cdo rast ndërpriteshin nga mbrojtja gjermane duke mos mbërritur deri tek portieri Nojer.

Në pjesën e dytë rifreskohen skuadrat, por janë sërish gjermanët që luajnë më mirë dhe gjejnë golin e tretë me Ozil, një tjetër kombinim ky me Klosen, në stilin e lojës së Barcelonës këtë herë.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjermanisë pas 15 vitesh, pasi për herë të fundit Holanda ishte mundur nga kjo përfaqësuese në vitin 1996, ndërkohë që Hoakim Lëv i mbyll ndeshjet e këtij viti në nivelin më të lartë, me këtë fitore në miqësoren e luksit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch