Home » Lajme » Gjilan, aksident i rëndë komunikacioni, një qytetarë ndërroi jetë

Gjilan, aksident i rëndë komunikacioni, një qytetarë ndërroi jetë

Në Gjilan, sot ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të problemeve teknike të një kamioni transportues.

Prokurori kujdestar në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë.

Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, për të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan, si dhe dy nga të lënduarit janë transferuar në QKUK, në Prishtinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch