Home » Lajme, Vendore » Gjilan: Faton Bislimi takon liderët politik të Luginës së Preshevës

Gjilan: Faton Bislimi takon liderët politik të Luginës së Preshevës

Sot, në Gjilan, kisha nderin të mirëpres të gjithë përfaqësuesit politik dhe partiak (me një përjashtim) të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me të cilët diskutuam për aktualitetin politik dhe socio-ekonomik në atë pjesë të truallit tonë etnik, si dhe mora idetë e sygjerimet e tyre për programin e punës të Zyrës për Luginë të themeluar me vendim të Kryeministrit Hoti, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Si anëtar bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës gardiane të kauzës sonë kombëtare në Washington, DC, tash e gati dy dekada kemi qenë të përkushtuar për çështjen e Luginës, por edhe tani si Deputet nuk do kursehem që bashkëkombasit tanë në Luginë të kenë një zë të fuqishëm edhe në Kuvendin e Kosovës. Është koha e fundit që tanimë të jetësohet si duhet edhe Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e vitit 2013 e inicuar dhe përkrahur parezervë nga Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri!

I falëmnderoj nga zemra të gjithë liderët politik të shqiptarëve të Luginës për konstruktivitetin dhe unitetin e treguar karshi çështjes së Luginës si pjesë e pandashme e kauzës sonë kombëtare!

#Bashkë #Lugina #Kosova

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch