Home » Opinione » Gjilani duhet të të vllazërohet,miqësohet e binjakëzohet me Medvegjë,Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë

Gjilani duhet të të vllazërohet,miqësohet e binjakëzohet me Medvegjë,Preshevë, Bujanoc, Kumanovë e Likovë

Shkruan : Refik HASANI

 

 Me miliona Euro kemi humbur për një dekadë e gjysmë ne të dy anët e kufirit që nuk kemi ditur të shfrytëzojm  fonde e donacione që ndahen çdo vjetë nga Këshilli i Europës në projekte për  bashkëpunim  ndërkufitarë.Gjilani si qendër e Rajonit të Anamoravës është dashur të jetë inciatore e këtyre projekteve për të thithur këto fonde.

 

 

Komiteti më i ri dhe që dallon është me shumë specifika,  i  posa formuar në Gjilan është për të krijuar dhe rikrijuar lidhje të qëndrueshme në baza reciproke , standarde dhe nivele të barabarta institucionale ku vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë . Bashkëpunimi ndërkufitarë është më se i domosdoshëm të fillohet sa më par , pasi ndërvarësia gjeografike , mjedisore, urbane, rurale dhe ekonomike jan parametra që duhet bashkëpunur në mesë Komunave kufitare  .   Bashkëpunimi do të prodhonte efekte  që të binjakëzohen, vllazërohen dhe miqësohen Komuna e Gjilanit me Komunën fqinje të Preshevës , Bujanocit, Kumanovës dhe Likovës . Kurse mbetët të caktohen dhe precizohen sferat e përgjegjësisë në mesë të Komunave të Gjilanit me Komunën e Preshevës dhe ate të Bujanocit ka më shumë fusha të veprimit dhe gati se dallimi është shumë i vogël . Kurse Komuna e Gjilanit në bashkpunim me Komunën e Kumanovës dhe ate  të Likovë ka ndryshime dhe më pak kemi fusha të bashkupunimit .  Bashkëpunimi ndërkufitarë mundë të përkufizohet si marrëdhënie fqinjësie midis autoriteteve Lokale në të dyjat anëtë e kufijve . Kuvendi Komunal i  Gjilanit  arriti që të marrë vendimin që formoj një Komitet dhe tani nuk na mbetë gjë tjëtër vetëm të fillohet sa më parë me aktivitetin në fushë veprimin e saj të bazuar në kritere , rregulla , parime e praktika të përcaktuara  paraprakisht me Komuna gjegjëse  . Duke marrë për bazë identifikoj  një sër çështjes që presin duhet së pari prioritet të caktuar për fillim . Duke u nisur në bashkëpunim të ndërsjelltë të Komunave tona kufitare në një bashkpunim  reciprok të fillojm së funksionuari pasi kërkohet një evidentim , rexhistër dhe statistikë zyrtare që duhet poseduar .Poashtu do të duhej të mirret me kategorin e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë nga këto tri Komuna që sa është numri i tyre pasi dihet  mirëfilli tani që nga pas qershori i vitit  1999 jetojn në Gjilan  11.783 banorë nga këto komuna . Sa prej tyrekantë rregulluar dokumenta . Pse nuk mundë të punohen pasurit e dy anëve të kufirit , këto jan çështje që duhet shtruar, trajtuar  si Komitet si filtri i parë dhe tek pastaj të rekomandohen të kalojn nëpër Kuvende gjegjesë Komunale duke ju Rekomanduar Qeverisë dhe Parlamentit  për lehtësim dhe bashkpunim . Kur jemi te kufiri mundë ti referohemi edhe praktikave qëkanndjekur dhe jan duke ndjekur shtetet e Europës për këto çështje . Komiteti do të mundë të identifikoj në afërsi të dy anëve duke bërë plane e projkete të përbashkta edhe ndonjë investim të përbashkët në infrasruktur dhe qarkullim të lirë të mallrave . E veqmas kur jemi te hartimi i planeve e përpjekjev ku ka  fonde të posaqme  për investime nga Këshilli i Europës dhe mekanizmave tjerë Europian si në ruajtjen e momumenteve të trashigimisë kulturoro-historike  , zhvillimin e aktivitetev kulturore , në organizmin e garave në sportive në shumë disciplina , në raujtjen e ambientit , në investimin në Bujqësi e insfratrukturë  në lehtësimin e kalimeve kufitare dhe disa mallrave  .  Ky Komitet do të krijon efekte të mirëfiltë më shumë se bashkëpunim ndërkufitar ,por do të krijon efekte të bashkëpunimit , miqësor , fqnjësor dhe  vllazëror .

Disa detaje sipas udhëzimeve, rregullave dhe normave të Këshillit të Europës për bashkëpunim ndërkufitarë

Dokumenti  themelor i Këshillit të Europës e njohur si Konventë kuadër të Madridit të  datës 20 maj 1980 . Por që nga viti 1949 së pari nga dhjetë shtete që e pajtuan dhe ishin nënshkruese tani që nga viti 2005 mbledhë 46 vende Europiane ku  nga viti 1950 Këshilli i Europës për Bashkëpunim ndërkufitarë ka hartuar më shumë se 150 instrumente ndërkombëtare , ligjore në formën e konventave ndërkombëtare apo protokoleve në fusha të ndryshme të këtij bashkëpunimi ku shtetet nënshkruese e njohin të drejtën e Komunave që të hyjnë në bashkëpunim brenda fushave të tyre të përbashkta të kompetencës duke u këshilluar me njëri tjetrin dhe duke nënëshkruar marrëveshje në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitarë .Zhvillimi i shkëmbimeve Ekonomikë , Kulturore ecuria e kalimeve nga një kufi në kufirin tjetër do të ndihmojn dhe afrojn njëri me tjetrin . Do të identifikohen  duke u shtruar e ngritur shumë çështje të Komunave , do të trajtohen së bashku probleme dhe shqetësime të përbashkta  .

 

Ne jemi që edhe Prizreni të bashkëpunoj ngusht në mënyrë vllazërore,miqësore e të binjakëzohen me Tetovë e Kukës , Peja me Plavë,Rozhaj e Gusi etj .

 

 

14 shkurt 2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch