Home » Opinione » GJILANI ME KOMITET PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITARË

GJILANI ME KOMITET PËR BASHKËPUNIM NDËRKUFITARË

Kuvendi Komunal i Gjilanit pas vitit 1999 , për herë të parë arriti me një pikë të posaqme të rendit të punës të hap diskutime  lidhur me qytetarët e ardhur si kategorin e të dëbuarve , zhvendosuve dhe shpërngulurve  që jan  të vendosur  në Gjilan  që duhet të trajtohen në mënyre institucionale  e këto nuk jan pak, por bëhet fjalë për  11.783 qytetarë që janë vendosur  në  Gjilan .Dhe në anënë tjetër të filloj të vë kontakte në mënyr  institucionale  me Komuna kufitare që Kufizohet .

Ne e përshëndësim vendimin e Komunës së Gjilanit  që miratoi sot vendimin mbi formimin e një Komitet për bashkëpunim ndërkufitar me Preshevë , Bujanoc ku ky Komitet do të jetë një  ndihmes më e madhe për një bashkrendim  si Trup  konsultative si paradhëse e Zyrës  së ardhshme që do të hapet në Gjilan . Formimi i këtij Komiteti ka për bazë statutin , rregulloret në fuqi , Ligjet mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës  .  Duhet përmendur që kjo ka një mbështetje shumë të fuqishme sipas udhëzimit praktik për  bashkëpunim ndërkufitar i hartuar nga Këshilli  i  Europës  ku në të përshkruhet  kuadri ligjor për këtë bashkëpunim dhe hedhë dritë mbi një numër praktikash si dhe zbatimi i shumë veprimeve ku parashifen dhe lejohen edhe  plane e projekteve  dhe ka fonde e  ndahen mjete të posaqme për  investime në disa fusha të këtyre bashkëpunimeve  ndërkufitare  .

 

Bashkëpunimi do të jet i rregulluar në bazë të disa kritereve dhe në disa fusha  . Ne Gjilani përmesë këtij Komiteti , ku jan të identifikuar shum  çështje dhe për  ato që mundemi  dhe kemi kompetencë dhe na lejojn ligjet në fuqi do të lehtësojn zgjidhjen e tyre që i takojn  nivelit  Komunal , që është tepër mirë . Kurse për çështje tjera jashta kompetencave  lokale përmesë Komunës son do ti adresohemi  Parlamentit  të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë me Rekomandime , Konkluzione por edhe të ndonjë Deklaratë apo Raportime  zyrtare  si Kuvend Komunal i Gjilanit .Ky është një shembull

tepër  i  mirë  që edhe   Komunat tjera të praktikojn dhe ndjekin  Komunën ton që do të duhej të vepronin  kështu* *

 

Gjilan 27.06.2013

 

Autori është Refik Hasani ,nga Komuna e Bujanocit  aktualisht Këshilltar Komunal i Gjilani që dha propozimin për formimine e një Komitetit të përhershme për bashkëpunim ndërkufitar me Preshevë , Bujanoc , Kumanovë e Likovë

 

tel.044 / 249 – 866 , e-majl  adresa :  refikhasani67@gmail.com .

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch