Home » Lajme, Opinione » Gjilani,do të duhej të  jetë nikoqir i takimeve të përbashkëta të dy qeverive

Gjilani,do të duhej të  jetë nikoqir i takimeve të përbashkëta të dy qeverive

Në Gjilan, do të duhej të mbahet  takimi i Qeverisë së Kosovës dhe Qeveris  së Shqipërisë, dhe takimi i Qeverisë së Kosovës dhe Qeveris  së Maqedonisë Veriore

Shkruan: Refik HASANI

Anamorava ka një rëndësi tejet të posaçme , pasi dallohet me disa karakteristika që e dallojnë nga Rajonet tjera, në radhë të parë përmes Gjilanit lidhet Medvegja, Bujanoci, Presheva, Kumanova e Likova. Gjilani si një trekëndësh ka mbetur Rajoni më i pa zhvilluar dhe më i prapambeturi në shumë fusha e drejtime prandaj mbledhje e paralajmëruar e përbashkët e Qeverisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës është interes i përgjithshëm publik që të mbahet në Gjilani si qendër Rajonit të Anamoravës.

Gjilani kufizohet me krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe Kumanovën e Likovën e Maqedonisë Veriore. Gjilani ka rëndësi dhe domethënie që të mbahen edhe takime të Komisioneve Parlamentare të parlamentit të Kosovës me Komisione Paralmentar  të Shqipërisë, dhe të Parlamentit të Kosovës me Komisione paralmentar  të Maqedonisë Veriore.

Takimi i këtij rangu dhe niveli qendror të Shtetit të Shqipërisë dhe Kosovësdo të jepte mesazh të mbështetjes morale për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, por edhe të njoftoj, alarmoj dhe sensibilizoj opinionin mbi diskriminimin e tyre.

Po ashtu në këtë takim të caktohet një pikë e rendit të punës së dy Qeverive mbi shikimin e mundësive se në cilat fusha, të ndihmohet Anamoravë që të ketë komunikim më të lehtë me Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe Kumanovë e Likovë dhe që do të duhej që të:

Miratojnë një deklaratë të përbashkët të dy qeverive lidhur me qëndrimin ndaj diskrimimit në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc dhe një Komision miks për shqiptarët jashtë kufijve administrativë të Kosovës dhe Shqipërisë të vizitohen të gjitha lokalitetet dhe vendbanimet e banuara me shumicë shqiptare .

Të dy qeveritë duhet që përfundimisht:

Të ndajnë mjete dhe të krijojnë një fond të përhershëm për nxitjen e Komunikimin, bashkëpunimit ndërkufitarë dhe stimulimin zhvillimor për zonat dhe vendbanimet kufitare të këtij trekëndëshi kufitarë.

Dy Parlamentet dhe Qeveritë kan obligim moral, institucional dhe Kombëtarë që më në fundë të fillon një qasje e re, e mirëfilltë, reale, të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve të bashkërendojnë qëndrimet zyrtare, të harmonizojnë që të përafrohen dhe Tirana e Prishtina zyrtare dhe t’i kushtojnë vëmendje këtij trekëndëshi kufitar.

Prandaj është interes i të gjithë neve që legjislatura e Parlamentit të Kososvës dalun nga zgjedhjet e 14.02.2021, përkatësiht 25.04.2021,Parlamentit të Shqipërsisë të mbahen takime në Gjilan, si takim të kabinetit të Qeveritarë të Kosovës së bashku me atë të Shqipërisë.

Kurse mbajtja e një takimi të përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë Veriore që do të duhej të mbahej në trekëndëshin kufitar në Gjilan përktësisht në Kumanovë që ka një simbolikë pasi është në një trekëndësh kufitar Kumanovë-Preshevë-Gjilan.

Takimet të tri(3) Qeverive duhet të vazhdohen si të rregullta, kurse tre(3) Parlamentet të caktojnë nga një pikë të rendit të punës dhe të diskutojnë dhe duhet që të tri(3) Parlamentet Nacionale të themelojnë Komisione të përbashkëta Parlamentare.

Bashkëpunimi i Kosovës dhe Maqedonis Veriore do të lehtësonte edhe bashkëpunimin ndërkufitar të nivelit komunal. 

 Në të gjitha këto bashkëpunime ndërkufitare të nivelit Komunal dhe atyre ndërshtetëror përfitues më të mëdhenj do të jemi ne Shqiptarët.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress