Home » Lajme, Opinione » Gjuha shqipe në rrezik të madh !

Gjuha shqipe në rrezik të madh !

Të bashkuar mund të ndryshojmë çdo gjë të keqe që i kanoset gjuhës, kombit dhe identitetit.
E para dua të bëj një pyetje:
– Shqipëria në Europë do të shkoj si grek, italian, serb, anglez, rus… apo për faqen tonë të zezë si hiçi.
Ka vite që më brengos situata e keqe e gjuhës shqipe në Shqipëri (Tiranë). Unë dhe ju s’bashku të ngremë zërin kundër, me (Peticion) siç do të ngrinte zërin çdo shqiptar, se kjo që po ndodh me gjuhën tonë, përbën një gjenocid të heshtur e të rrezikshëm, me pasoja fatale për kombin dhe fëmijët tanë.
Me vjen keq të them, një të vërtetë e cila më ka detyruar të shkruaj një artikull dhe të kërkoj ndihmën e çdo shqiptari që e ndjen veten shqiptarë, te ngrinim zërin bashkë (PETICION) kundër atyre që përdorin fjalë të huaja nga gazetarë, gazetare, televizione, politikan, nëpunës shtetëror, mësues, pedagog dhe profesor.
Rreziku i një kombi vjen nga të mohuarit e fjalëve të veta dhe zëvendësimi i tyre me fjalë të huaja. Dhunimi i gjuhës ka filluar të bëhet në çdo anë ku flitet dhe shkruhet, në televizione, në gazeta, në kuvend të Shqipërisë, dhe atij të Kosovës, nëpër shkolla, nëpër reklama. Etj.
Radio televizionet shqiptare, pa përjashtim, kanë marr flamurin e ndryshimit të gjuhës. Fjalët e huaja kanë pushtuar atë që quhet pushtet kundër gjuhës, duke nxjerr nga shtëpitë e tyre fjalët e gjuhës kombëtare. Dhe për ironi të fatit kjo ndodh nga vetë shqiptarët të cilët nuk kanë presion nga kombet e tjera, si që ka ndodh në kohën e sundimit osman dhe sundimeve të tjera. Numri i fjalëve të huaja është aq i gjerë, sa nuk do të më mjaftonin dite të tëra, për ti numëruar.
Këto veprime kundër gjuhës ndodhim pikërisht nga ata që kanë përgjegjësi për ta shkruajtur dhe folur, në një gjuhë standarde, të drejt-shkruar dhe të pastër, mirëpo ky fenomen përdhosjes ndodh nga ata që në diplomat e tyre  kanë figuruar notë kaluese ! lënda e gjuhës shqipe. Gramatikës dhe letërsisë.
Kanë dalë fjalorë të gjuhës nga individ të ndryshëm me fjalë të huaja brenda saj. ! dhe kjo ndodh nga gjuhëtarë të papërgjegjshëm për aktet e tyre kriminale të bëra ndaj gjuhës. !
Sëmundja kundër gjuhës ka pushtuar edhe institucionet shtetërore, që nga zyrat, deri tek rojtarët e tyre përpara dyerve, dhe na bien në sy fjala “Security” (Shqip Siguria)
Shteti amë i grith shqiptarëve brenda saj dhe jashtë kufijve të saj. ka filluar një arrogancë të madhe ndaj gjuhës, kjo është aq e vërtet që po e them, nëse e krahasojmë brenda një dite fjalët e huaja që dëgjojmë ose lexojmë, mund të arrijnë  deri në 20% të tyre që zënë vendin e fjalëve shqipe
Për çudi! Drejtuesit e programeve nëpër televizionet kombëtare dhe lokale janë tejmbushura me çudira të huaja! (Live. Top Story, Top Show Prezantim etj etj. Mos vallë ne shqiptarët nuk jemi në atdheun tonë! jepen reklama në gjuhë të huaja pastaj, përmbajtja e tyre është përkthyer me poshtë. Si duket gjuha shqipe është si gjuhë e dytë ne trevat tona.!
Nëse gjuha shqipe nuk u hyn në punë atyre që jetojnë në shtetin amë, në treva shqiptare, çdo të më duhet mua që jetoj në Zvicër apo dhe të tjerëve që jetojnë në Gjermani, USA, Francë Kanada etj.
Edhe shtypi ka gabimet dhe përgjegjësit e saj, gazetaria nuk duhet të përcjell fjalimet e politikanëve që përdorin fjalët e huaja nga padia dhe pakujdesia e tyre, pastaj të shkruhen dhe të citohen nga gazetarët. U drejtohem të gjithë gazetarëve që janë bijtë e nënave shqiptare, të kuptojnë mirë, nëse mohove gjuhën ke mohuar gjithçka.
Nuk jam kundër evoluimit të gjuhës, kjo është një proces i pa ndalur dhe i natyrshëm, por evoluimi i gjuhës s`ka asgjë të përbashkët me të mohuarit e gjuhës.
Nuk jam dhe kundër të mësuarit të gjuhëve të huaja, vetëm se çdo gjë në vendin kohën e duhur dhe për qëllime të caktuara.
E kam të dëgjuar që në kuvendin e Shqipërisë ka gjuhëtare të punësuar!… Vallë duhet besuar një informacion i tillë.?
Kam informacion që në shtetet e tjera europiane, nëse politikanët thyejnë rregullat e gjuhës, gjobat ndaj atyre janë të mëdha, dhe nëse përsëriten vazhdimisht nga i njëjti politikan, pastaj nuk i jepet e drejta e të folurit.
Të dashur miq dhe mikesha, të gjitha këto qe i kam shkruar, nuk janë fyerja ndaj njerit apo tjetrit, nuk janë fyerje nda Tiranës apo Shqipërisë. Të gjithë shqiptarët që jetojmë jashtë kufijve të saj, sytë i kemi tek atdheu amë, për mbrojtjen e dinjitetit, gjuhës dhe kombit.
Pavarësisht rrezikut mendoj se gjuha shqipe do t’ia dal edhe kësaj radhe, ashtu sikur ka mbijetuar me mijëra vite të tjera. Mirëpo kësaj radhe armiqtë e gjuhës po bëhemi vet ne, nëse nuk ndalemi sot, nesër do të jetë vonë.

Musa Esati

Musa Esati, Sierre – Zvicër

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch