Home » Lajme, Opinione » Gjuha si instrument për shtetformim !

Gjuha si instrument për shtetformim !

Fahri XharraSa më shumë po ” lundroj ” nëpër të kaluarën tonë, po e shoh se gjithëmonë ishim në kurthin e të ” shkolluarëve” të jashtëm qoftë të atyre vendimmarrës ose të atyre që i donin tokat tona (vëndimkërkues) . Me këtë deshta të them se nuk paska pasë qenë e kotë kërkesa turke –greke-serbe që ne të mos kemi shkolla dhe të jemi të paarsimuar sepse :
” Ne e dijmë se ajo që është më bindësja për egzistimin e një populli është Gjuha e tij, Shkrimi i tij dhe Arsimimi i tij ” shkruante akademiku rus Çudinov në një rast kur donte të mohonte egzistencën tonë historike.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një ndërgjegjeje kombëtare. Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ”
” Sa i përketë çështjes shqiptare ” ishte vetëm krahina e Elbasanit dhe e Beratit e cila e ka ruajtur gjuhën më të pastër” i bindëte lexuesit dhe politikën e kohës gjeografi freng Gaston Bravier , në momentin kur bëhëj përgatitja nga diplomatët e fuqive të mëdha për ndarjen e kufinjëve të rinj pas ”vdekjës ” së coftinës së Ballkanit – Turqisë.
Duheshin arsyetime dhe vendime sa më të ”nderëshme” që në mënyrë sa më ”njerëzore” të bëjej ndarja për shtetet që duheshin të lindëshin. E ndër ato edhe Shqipëria. Vihej në dyshim çështja e shqiptarëve . A kanë histori ? A kanë gjuhë? A kanë të kaluar ? Shqiptarët ,pra!
Gjeografi Gaston Gravier thoshte ” nuk jemi të sigurtë për gjuhën e shqiptarëve , sepse duke e cituar Gustav Mayerin që në fjalorin e tij të gjuhës shqipe ” mbi krejtësisht 5000 fjalë , memzi mund të i dallojmë 400 nga ilirishtje e vjetër” (?). Pra një ”komb” që i flet
5 000 fjalë e ato krejt të huaja nuk e meriton shtetin ? Nëndori i vitit 1912 , periudha me plotë luftëra në Ballkan dhe krijimi i shtetit shqiptar . A janë të denjë shqiptarët për shtetin e tyre ? Pra gjuha , përveq tjerash edhe gjuha që shqiptarët nuk e kanë.
” Gjuha shihet si një vegël dhe përbërës i rëndësishëm në ndërtimin e një kombi .Gjuha është kryesorja në ngritjen e vetdijës kombëtare ” Kishim gjuhë ne?
Të dhemb zemra kur i lexon njeriu këto që bisedoheshin për ne dhe pa ne. Ku ishim ne , çka bënim ? A kishim shkolla , njerëz të shkolluar që ti dilnim zot atdheut ? Jo.
Pra gjuha ishte shërbimi i propagandës drejtuar opinionit publik të fuqive të
mëdha.(La langue au service de la propagande destinée aux opinions publiques des grandes puissances)

Në Nëndor të 1912-tës , në kohën e luftërave në Ballkan , u krijua shteti shqiptar që edhe u pranua nga Konferenca e Londrës në Dhjetor të të njejtit vit. Caktimi i kufinjëve të Shtetit Shqiptar i futi në grindje përgjatë disa muajve fuqitë e mëdha me shtetet fqinje te Shqipërisë : Greqinë ,Serbinë dhe të Malin e Zi. Këta e dëshironin të zvoglojnë sa më shumë shtrirjen e Shtetit të Ri , dhe kështu e kundërshtonin me të madhe versionin maksimalist ( Shqipëria etnike fxh) të nacionalistëve shqipëtar si dhe përkrahjen e Austrohungarisë për Shqipërinë ( “La bataille des langues dans les Balkans ou la dimension linguistique de la Question d’Orient vue de Franceà la veille de la Grande Guerre”-Nicolas PITSOS)

Gjuha ishte elementi kryesor dhe shërbente si instrument i prerjës së tokave shqiptare. ”Një popull pa gjuhë të vetën , pa histori nuk mund të menagjoj një shtet të ri”. Si fqinjët ashtu edhe disa nga fuqitë e mëdha të kohës luanin në këtë letër shpifëse që sa më shumë të jenë bindës në ”vendimet” e tyre coptuese. Duhej bindur opinioni europian që kemi të bëjmë me do ” mbeturina historike” si e thonin serbët dhe grekët . ” Shqiptarët -thonin ata i flasin 100 dialekte , nuk mirren vesh ndër veti. Një i Janinës që të flet me tjetrin nga Skutari (Shkodra) iu duhet ndërmjetësi për ”përkthim”.

”Banorët e imperatorisë otomane kurr nuk janë definuar në baza nacionale , para se të lindin fabrikimet mitike nacionale , që mundësuan identitetin nacional duke filluar nga shekulli i 18-të. Organizimi social dhe përkufizimi i individit nga autoritetet osmane , mbështetej në përkatësinë fetare dhe regjionale ” – kështu e spjegonin ata që nuk e donin që në hartën e re të figuronte Shqipëria etnike. . * (Të njetat teorina kohëve të fundit na dualën e dhe nga mohuesit tonë kombëtar )
Por çka ishte interesante , që në ”territoret turke ” që duheshin ndarë dërgoheshin kronistët e ndryshëm , korrespondentët dhe ”specialistët ” e gjuhëve orientale të cilët e vënin ”diturinë dhe njohuritë ” e tyre në shërbim të propagandës të vendeve ballkanike.
Ishte edhe një luftë mediatike për ”humbjen” e çdo vlereje kombëtare shqiptare.( A po ju dukët e njejtë me kohën e sotit ? Sot të ndërsyer nga të huajt , po ndëgjojmë gjithfarë
”mrekullirash ” nga vetë shqiptarët. Atëherë nuk kishim , por sot edhe pse i kemi , jemi në të njejtën gjendje) .
Edhe pse i kishim disa zëra në kohën e përmendur të Luftës së Madhe të rënjës së Perandorisë Osmane , të cilët me sa mundeshin dhe punonin për të mbrojtur një popull bonjak ( populli dhe tokat shqiptare) , por ekoja e tyre ishte shumë e zbehtë në zhurmën e madhe të ezanëve , të ortodoksisë greke dhe asaj serbe të përcjellura nga filharmonitë dhe korët mijëra antarëshe të Europës . Europa ishte zgjuar vetëm me një qëllim : të largohet mortaja aziatike , pa i llogaritur dëmët e një populli me 100 000 km katror pronësi..
Një zë i fortë por gati i vetmuar ishte ai i Princit Albert Ghika (Gjika ) të Rumanisë
i cili më 1908 e botoi librin ”L Albanie et la question d Orient ” (Shqipëria dhe çështja e Orientit) i cili sa i përketë gjuhës shkruante:” Gjuha ilire e folur sot e gjithë ditën nga shqiptarët është provë e një vitaliteti dhe ndjenje kombëtare. I takon grupit të gjuhëve indo-europiane duke e ruajtur origjinalitetin e saj vetjak. Gjuha shqipe dhe të folmet e saja nuk kanë asnjë ngjajshmëri as me sllavishten ,as me greqishten e as me turqishten…. Shqiptarët përkundër vendimeve të Kongresit të Berlinit , paraqesin shembullin shperthyes të homogjenitetit të tyre të pa presedan , ndërsa marrëveshja e tyre atdhetare , është një marrëveshje që rrallë shihet te kombet tjera ku feja nuk ka pasur asnjë ndikim. Përndryshe shqiptarët musliman , katolik dhe ortodoks kanë vendosur që së bashku të përgjigjen me forcë kundër malazezëve, serbëve dhe grekërve , që të pengojnë copëtimin e tokave të tyre dhe të mbrojnë të drejtën e tyre të mohuar të egzistencës si shtet dhe si komb ”
Po sot ku jemi ?

Fahri Xharra,03.05.14
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch