Home » Kulturë, Lajme » GJURMËT QË NUK E SHLYEJNË TË KALUARËN ( Bujanoci – Burim I trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore )

GJURMËT QË NUK E SHLYEJNË TË KALUARËN ( Bujanoci – Burim I trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore )

Arsim HaliliKëtë analizë  po e filloj me një mendim  “  Rrjedhimisht, të bëhesh pjesë e këtij shpirti të kohës është gjithnjë e më shumë se  diçka e zakonshme. (Zeitgeist)

 

Njeriu i cili në vazhdimësi  sjell risi krijuese, që do të mbesin gjurmë  të shkruara e të  dokumentuara me fakte e faktografi padyshim se është  XhemaludinSalihu.  Ka disa vite që  ka filluar angazhimet e tij institucionale  në mbrojtje të   Trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale në këtë  etnikum shqiptar. Përmes shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari  kulturore në Preshevë,  ka arritur  t’i materializoj,  disa objektiva:  qoftë përmes konferencave shkencore ,hulumtimeve në terren  dhe botimeve të kësaj natyre.  Edhe pse në rrethana jo aq të lehta, duke i ditur  kushtetobjektive  në të cilat jetojmë. Shihen se rezultatet  nuk mungojnë.   E gjitha ajo që  do të ndalem është analiza  e strukturës të njërit prej  librave  të botuar në vitin e kaluar, gjegjësisht 2014   i titulluar  Bujanoci ( Burim i trashëgimisë  sonë kulturore dhe natyrore ) autor Xhemaludin Salihu .

Struktura e këtij libri është  sivijon: Parathënie  nga ana autorit, hyrja, objektet dhe lokalitet arkeologjike , objektet sakarale islame, objektet  sakarale të krishtera , objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse,  objektetpublike- shoqërore, përmendore lapidarë, pllaka përkujtimore  dhe trashëgimia natyrore me gjithsej  244 faqe, botuar nga Shtëpia botuese “ Kurore“ Gjilan “ editor Hysen Kqiku.  Duke qenëse në të  kaluarën, madje  edhe në ditët tona  për qëllime krejt grabitqare,gllabërimit  të kësaj  hapësire shqiptare,  pushtet pas pushteti synonin  të përvetësonin  si pronë kulturore e materiale  të tyre.  Përpjekja e tyre,  gjoja se  këtu nuk kanë ekzistuar asgjë nga të parët  tanë dardanët .  Për shumë çka ia kanë arritur qëllimit qoftë edhe me dëshmi të fabrikuara, por që nëinteresin e tyre  ishte edhe kjo formë.   Sido  që të jetë një ekip prej një numrisimbolik  nga Shoqata për trashëgimi  dhe krijimtari kulturore në Preshevë në kryesme Xhemaludin Salihun, iu qasen   punëssë tyre    për ti evidentuar   dhe dokumentuar  gjithçka që  ka mundur t’i qëndroj dhëmbit të kohës në  Bujanoc me vendbanimet tjera , duke përfshirëedhe fshatrat  për rreth.  Natyrisht se brenda   mundësive të tyre  trashëgiminë  kulturore materiale  dhe jo materiale  me gjithë sfondin e pasur  kanë has edhe në vështirësi siç janë :  Mungesa e përkujdesit institucional  të shumicës prej objekteve qoftë kulturore, qoftë natyrore. Shikuar nga ky  prizëm duket se ky ekip  ia del për së mbari  në shumë çështje  fal edhe bashkëpunimit  të banorëve  të cilët në memorien  e tyre kanëtë freskëta  shumë gjëra . Vlen përtu  cituar  se gjatë hulumtimit   nëlokalitet të ndryshme të Bujanocit  objektet  të evidentuara  dhe  tëdokumentuara me fakto grafi duke përfshirë edhe  matjet  gjeografike, duke i bërë matjet dhe koordinatat në mënyrën sa më të saktë,  qoftë si lokalitete parahistorike, apo  edhe ato antike  janë: gjithsej dyzetë lokalitete  të evidentuar në këtë libër.   Nuk  do mend se  këtë hapësirë pa diskutim sesi në të gjitha hapësirat  tjerashqiptare ka ekzistuar dhe ekziston toleranca ndërfetare. Dëshmi  e këtij gjenerim social ndër shekuj e vite  të dieversiteteve  etno- kulture janëedhe ekzistimi  i kultevepavarësisht  se cilit besim i takojnë,apo cilit  komb.  Objektet  edhe lokalitetet që janë evidentuar brendalibrit në fjalë,  si e tillë kjo  pasuri  kulturore vetëm  se ia shton   kredon  e qytetërimit të lashtë deri  në ditët e sotme. Brenda librit në fjalë janë evidentuar pesëdhjetë e një  objekte fetare, disa prej tyre ekzistuese:  xhamia, kisha , teqe, manastire e disaprej  tyre  natyrisht dhëmbi i kohës i ka  shkatërruar. Gjurmët se në  këto lokalitet   kanë qenë të banuar nga të  parët tanë dardanët  mbështet pikërisht  nga këto objekte  të  kultit. Një kujdes  të veçantë autori me ekipin e tij  padyshim  i vë edhe dokumentimi  e  atyre lokaliteteve  ku të parët tanë prehen në përjetësi e qëevidentohen tridhjetë  lokalitet  të varrezave të cilat shumë prej tyre  janë   edhe qindra vjeçare  duke e dëshmuar këtë edhe me shkrim  osmano- arab , disalokalitet të këtyre varrezave janë brenda teqeve  të komunitetitbektashianë. Janë evidentuar  edhe disa nekropole të ritit  krishterë,ose edhe bizantin, kryesisht në tre lokalitet shqiptare aktualisht   Tërnoc dhe Bilaç  dhe Osllarë.  Një  vëmendje të veçantë  autori  ia kushton edhe arkitekturës së banimit të kësaj hapësire  dhe në  këtë rast  ndalet kryesisht të  objektet e banimitfamiljar dhe objekteve përcjellëse të tyre, të banimit  kolektiv ( haneve – bujtinave) , të  objekteve të rëndësisë shoqërore etj.  Duhet theksuar se autori  këtë rast me ekipin tij evidenton jovetëm  objektet  të banimit dhe objektet përcjellëse të tyre,vetëm të popullatës shqiptare  por edheserbe, qoftë në vendbanime me  ato vendbanimeme popullatë  heterogjene,  apo edhe homogjene. Janë gjithsejtë njëzetë e katër   objekte të banimit dhe objekteve përcjellëse. Ajo që duhet theksuar të gjithakëtë evidentime të këtyre objekteve janëmbi një qind vjet , disa  të mbrojtura meligj  e disa  të pambrojtura . Objektet e rëndësisëshoqërore  ( objekte komunale, shkolla tereja e të vjetra, mejtepe , objekte doganore dhe hane  janë evidentuara gjithsejtë  pesëmbëdhjetë të kësaj kategorie.  Duke qenë se dikur  edhe buka edhe ujisiguroheshin në forma klasike, megjithatë sot  ato  objekte si mullinjtë me ujë dhe çezmat disajanë funksionale e disa  kanë mbet dekor natyror, autori për  të tilla objektet  shkon cep më cep të kësaj komune për të  t’i evidentuar dhe për të treguar atë pjesëhistorike të këtyre mullinjve  në këtëlibër  janë gjithsejtë njëzetë e shtatëmullinj klasik me ujë dhe  dhjetë çezma epuse uji  të një kohe relativisht disavjeçare.   Ajo që mbetet pjesë ehistorisë, pa dyshim janë edhe lapidarët dhe pllakat dhe në këtë rast  edhe Bujanoci me rrethinë dëshmon se edhe në këtë anë u bë përpjekje për liri,sidomos  fundshekullin e kaluar dhefillim shekullin e tanishëm.  Andaj përtë gjithë lexuesit e këtij libri autori  tregon se ku ndodhen ato vend ngjarje që u ngritënme respekt  për të rënët lapidarë dhepllaka përkujtimore.  Të tilla ngjarje dotë  kujtohen edhe shumë breza pas nesh.Autori i evidenton në këtë libër katërmbëdhjetë objekte të kësaj natyre.Ndonëse shumë kush edhe mund të mos e kuptoj drejt rëndësinë që gjenerojnë objektete ndryshme natyrore, megjithatë ata i qëndruan stuhive edhe natyrore, politike,socialeedhe kur u braktisën vendet qëndruan vertikal përballë  çdo stuhie, siç janë  lisat me peshë qindravjeçare. Shumë prej  tyre u ofrohenedhe  mileniumit të parë siç thuhet në këtë  libër për lisat e Turisë, rreth nëntëqind vjeçar.  Si të tilla  objekte të trashgëmisë natyre autori brendakëtij  libri  ka evidentuar njëzet lisa  por edhe vendet  ku edhe gjenden të tillë gjigantë në këtëhapësirë. Nga sa u pa në gjithë këtë analizë përmbajtjesore të këtij libri Bujanoci – burim  i trashëgimisëkulturore dhe natyrore, na jep të kuptojmë, se lexuesi  ka arsye të njihet me këtë lokalitet, tëmësoj atë  që nuk e ka ditur deri nëmomentet kur e lexon  këtë libër,pse jo edhe të shtohetinteresim  për të vizituar qoftë përndonjë mision të kësaj natyre,  apo edhendonjë relaksim shpirtëror.

Nga Arsim Halili

09.07.2015

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress