Home » Lajme » GJYKATA E APELIT KRYEN SEANCËN

GJYKATA E APELIT KRYEN SEANCËN

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

 

GJYKATA E APELIT

KRYEN SEANCËN

     

Sot dhe dje, më 05 dhe 06 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit në Beograd, e udhëhequr nga kyetarja e trupit gjykues Radmilla Diçiq, ka kryer seancën e saj të parë për lëndën e nëntë djemëve Shqiptarë nga Presheva, të  akuzuar, dhe më 21 Janar 2011 të dënuar nga Gjykata e Qarkut në Beograd me 101 vjet burg për krime lufte ndaj serbëve në Gjilan e rrethinë gjatë vitit 1999.

         

Pasi që dje për katër orë e gjysmë janë rilexuar AKTAKUZA, AKTGJYKIMI, fjalët e Avokatëve mbrojtës, dëshmitë e dëshmitarëve dhe gjithçka tjetër që ka qenë pjesë e gjykimit deri më 21 Janar 2011, dhe sot, së pari fjala e zëvendës-Prokurorit Vitoroviq, pastaj fjalët e tre Avokatëve mbrojtës Raduloviq, Resavac dhe Kërstiq si dhe FJALËT perfekte të katër të akuzuar-dënuarëve AGUSH MEMISHIT, SELIMON SADIKUT, SAMET dhe FATON HAJDARIT, Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Beograd e përmbylli këtë séancë me paralajmërimin se së shpejti do të kemi vendimin e tyre.

Nga ajo që u vërejt gjatë këtyre dy ditëve u pa qartë se Gjykata e Apelit nuk është dakord me qasjen që Gjykata e Qarkut në Beograd ia ka bërë fakteve dhe “fakteve”, prandaj edhe do të mundë të presim një vendim të drejtë prej tyre.

 

 

06. 12. 2011

Preshevë

Orhan Rexhepi

LKSH

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch