Home » Lajme » Gjykata Kushtetuese e Kosovës: PDK mandatari

Gjykata Kushtetuese e Kosovës: PDK mandatari

Gjykata kushtetuese e KosovesGjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi para disa momentesh vendimin e plotë. PDK mandaton herën e parë kandidatin për kryeministër ndërsa Presidentja ka të drejtë të mandatojë edhe herën e dytë kandidatin e kësaj partie.

Në vijim po e japim të plotë vendimin e Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese, në mbështetje të nenit 84 (9) dhe të nenit 112 të Kushtetutës, si dhe të rregullit 56.1 të Rregullores së punës, me 30 qershor 2014,

VENDOS

I. Njëzëri, TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. Me shumicë votash, TË KONSTATOJË që:

a. Nenet 84 (14) dhe 95 të Kushtetutës janë në përputhshmëri me njeri-tjetrin;

b. Përdorimi i termave “parti politike ose koalicion”, kur përmenden në lidhje me nenin 84 (14) dhe me nenin 95, paragrafët 1 dhe 4, të Kushtetutës, nënkupton partinë politike ose koalicionin që është regjistruar sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, merr pjesë si subjekt zgjedhor, është i përfshirë në fletëvotim të zgjedhjeve, e kalon pragun dhe, rrjedhimisht, fiton vende në Kuvend;

c. Partia ose koalicioni që ka fituar shumicën në Kuvend, si; përcaktohet në nenin 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, nënkupton partinë ose koalicionin që ka shumicën e vendeve në Kuvend, qoftë shumicën absolute, qoftë atë relative;

ç. Presidenti Republikës, në bazë të nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër të nominuar nga partia politike ose nga koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend;

d. Presidenti i Republikës nuk e ka diskrecionin të refuzojë caktimin e kandidatit të propozuar për Kryeministër;

dh. Në rast se kandidati i propozuar për Kryeministër nuk merr votat e nevojshme, Presidenti Republikës, në diskrecionin e tij/saj, në bazë të nenit 95, paragrafi 4, të Kushtetutës, emëron kandidatin tjetër për Kryeministër, pas konsultimit me partitë ose me koalicionet (e regjistruara në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme) që kanë plotësuar kriteret e lartpërmendura, pra me parti ose me koalicion që është regjistruar si subjekt zgjedhor në pajtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e ka emrin në fletëvotim të zgjedhjeve, ka marrë pjesë në zgjedhje dhe ka kaluar pragun;

e. Nuk përjashtohet që Presidenti i Republikës të vendosë t’i japë partisë ose koalicionit të parë, sipas nenit 95, paragrafi 1, të Kushtetutës, mundësinë të propozojë kandidatin tjetër për Kryeministër;

III. T’UA KVMTOJË këtë aktgjykim palëve dhe ta publikojë në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 2004 të Ligjit;

IV. Ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

Klikoni për të lexuar vendimin e gjykatës: http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_103_14_shq.pdf

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch