Home » Lajme, Vendore » Gjykata Ndërkombëtare e Strazburgut zgjidh kontestin e “ Ballkan Brikut “

Gjykata Ndërkombëtare e Strazburgut zgjidh kontestin e “ Ballkan Brikut “

Nexhat Behluli Ballkan BrickGjykata Kushtetuese e Serbisë i ka dhënë fund kontestit disa vjeçarë të Ndërmarrjes “ Ballkan Brik “ nga Vlladiçin Hani.

Në vendimin e publikuar në “ Gazetën Zyrtare “ të Republikës Serbisë,  kjo gjykatë ka vendosur në favor të Nexhat Behlulit duke shpallur të pavlevshëm vendimin e Agjencionit Republikan për Privatizim i cili kishte shfuqizuar auksionin e vitit 2004 në të cilin Behluli ishte shpallur blerës i fabrikës e cila prodhonte material ndërtimor.

Gjykata Kushtetuese, vednimin e solli duke i’u referuar një vendimi paraprak të Gjykatës Ndërkombëtare të Strazburgut në të cilën ekipi i avokatëve të Behlulit kishte parashtruar ankesë.

Kontesti në relacionin Behluli-Agjencioni për Privatizim i Serbisë-Gjykata, kishte zgjatur për plotë dhjetë vite.

Në shumicën e rasteve, Nexhat Behluli, kishte fituar lëndën në gjykatat vendore, por vendimi nuk zbatohej dhe zvarritej nga nivelet e gjyqeve, derisa u desh që rasti “ Balkan Brik “ të dërgohej  në Gjykatën e Srazburgut.

Në këtë “ luftë “ me drejtësinë,  Behluli kishte angazhuar dhjetëra avokatë eminentë, përfshirë edhe ata ndërkombëtarë.

Tani me rastin në fjalë do të merret Agjencioni për Vlerëismin e Pasurisë i cili do të vlerësojë dëmet të cilat i ka pësuar Behluli gjatë këtyre viteve, në mënyrë që më pas Agjencioni për Privatizim t’ia kompenzoj ato.

Nexhat Behluli ishte shpallur blerës i Ndërmarrjes “ Ballkan Brik “ në dhjetorin e vitit 2004, në auksionin publik të zhvilluar nga Agjencioni për Privatizim. Pak ditë më vonë, si rrjedhojë e një kundërshtimi të ardhur nga Kuvendi Komunal i Vlladiçin Hanit, këshilltarët e  të cilit haptazi ishin shprehur se shqiptarit nuk duhet lejuar të blejë fabrikë në qytetin e tyre, ky agjencion shfuqizon vendimin për kalimin e ndërmarrjes në pronësi të Behlulit.

Që nga ajo kohë Behluli kishte nisur betejën duke kërkuar drejtësinë në gjykata.

Pa marrë parasyshë vendimet e gjykatave, Agjencioni për Privatizim u kishte shitur ndërmarrjen një personi të tretë.

Pas pakë kohësh, fabrika shkoi në falimentim kurse rreth 300 punëtorë  ngelën në rrugë.

Nexhat Behluli, përmes ndërmarrjes “Elhan Komerc “ për vite të tëra, para vitit 2004, kishte zhvilluar veprimtari në relacionet me “ Ballkan Brikun “ duke blerë bile edhe para kohe prodhimet e tij. Si rrjedhojë, punëtorët me kohë merrnin pagat, kurse produktet e kësaj fabrike kishin nam të lartë në hapsirat e ish-Jugosllavisë.

Sot, qyteti i Vlladiçin Hanit mbetet si njëri ndër qytetet më të vërfura të vendit, përfshirë edhe 300 të papunët e ish –“ Ballkan Brikut “.

Lidhur me vendimin e Gjykatës më të lartë në nivel shteti, Behlui ka falenderuar ekipin e tij përfaqësues të avokatëve, por edhe të gjithë ata që e përkrahën dhe  shpresuan në triumfin e drejtësië e cila pas 10 vitesh u bë e arritshme.

Bujanoc: 30 Maj, 2014

Ndërmarrja “ Elhan Komerc “  

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch