Home » Lajme, Ndërkombëtare » Gjykata Speciale nis punën: Arrestohet dy persona në rajonin e Llapit

Gjykata Speciale nis punën: Arrestohet dy persona në rajonin e Llapit

Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar sot shtëpinë e Agron Sylejmanit ( i vrarë nga UNMIK-u më 2014). Aksioni u zhvillua në Kushevicë të Podujevës, ndërsa u arrestuan dy persona.

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës nga ana e ish guerilëve të UÇK-së, nga dita e sotme ka filluar punën në Kosovë. Dhe menjëherë, Policia e Kosovës në koordinim me Policinë e EULEX-it kanë nisur “gjahun” duke i kërkuar njerëzit që janë përgjegjës për krimet e pasluftës. Si rrjedhojë sot janë arrestuar dy persona në rajonin e Podujevës.

“Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale, pak para se të nis aksionin në rajonin e Llapit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, dy persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast.

Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë (7) të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër. “Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”, thuhet në njoftim.

Siç raportojnë mediet lokale në Prishtinë, Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, sot në orët e mëngjesit. Aksioni u zhvillua në Kushevicë të Podujevës.  Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK-së, Haki Imeri, në nëntor të vitit 1999.

Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Imer Imeri, i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë të UÇK-së.

Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK-ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati. Djali i të ndjerit Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

Gjykata Speciale për krime të pretenduara të luftës nga ana e ish guerilëve të UÇK-së, nga dita e sotme ka filluar punën në Kosovë. Dhe menjëherë, Policia e Kosovës në koordinim me Policinë e EULEX-it kanë nisur “gjahun” duke i kërkuar njerëzit që janë përgjegjës për krimet e pasluftës. Si rrjedhojë sot janë arrestuar dy persona në rajonin e Podujevës. “Me hyrjen në fuqi të Rregullores javën e kaluar, nga dita e sotme nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale, pak para se të nis aksionin në rajonin e Llapit. Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria e Shtetit, dy persona janë arrestuar me urdhër të gjykatësit, ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës për posedim të paligjshëm të armëve. Një person tjetër pritet të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet gjatë ditës në lidhje me të njëjtin rast. Sipas njoftimit të Këshillit Prokurorial rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë (7) të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër. “Këto hetime kanë të bëjnë me vrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të UNMIK-ut dhe me tentimvrasjen e rëndë të dy (2) zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004”, thuhet në njoftim. Siç raportojnë mediet lokale në Prishtinë, Policë të EULEX-it dhe ata të njësive elite të Policisë së Kosovës, kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit, sot në orët e mëngjesit. Aksioni u zhvillua në Kushevicë të Podujevës.  Nga ana tjetër, Agron Sylejmani, tashmë i vdekur, është akuzuar për vrasjen e aktivistit të LDK-së, Haki Imeri, në nëntor të vitit 1999. Denoncimin publik e ka bërë në disa raste vëllai i tij Imer Imeri, i cili e ka cilësuar vrasje politike. Ai ka thënë se vëllai i tij është kidnapuar nga tre policë ushtarakë të UÇK-së. Sylejmani, për të cilin vëllai i tij ka thënë se është vrarë nga Policia e UNMIK-ut, është përfolur edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së gazetarit Bekim Kastrati. Djali i të ndjerit Haki Imeri, Kastrioti, kishte treguar se çfarë ka ndodhur me 3 të dyshuarit për vrasjen e babait të tij.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch