Home » Opinione » Gjykata Speciale si EULEX-i ?

Gjykata Speciale si EULEX-i ?

Nehat Hyseni2Shkuan: Nehat Hyseni

 

Pretendimet eventuale të PDK-së dhe të Hashim Thaçit personalisht, për ta promovuar Hajredin Kuçin Kryeministër të ardhshëm të Kosovë, do të shkaktonin përplasje të fuqishme, madje shkatërrimtare, brenda PDK-së, duke rezultuar me lindje të fraksionit të ri brenda saj, ndoshta të tipit “Nisma…”?!

Natyrisht, Hajredin Kuçi, si “juristi nr. 1” brenda PDK-së, do të kishte rol në vendosjen e kontrollit mbi Gjykatën Speciale që do të formohet dhe funksionoj së shpejti, menjëherë pas votimit deri më 25 qershor 2015, nga Kuvendi I Kosovës.

Sigurisht se kjo detyrë kaq e rëndësishme, nuk do të ishte e lehtë për te. Por, dorën në zemër, nuk do ishte edhe shumë e vështirë, e aq më pak e pamundur.

Sepse, ushtrimi i madh i interferimit të tyre të deritanishëm mbi EULEX-in dhe shpeshëherë edhe në devijimin e misionit të tij, që rezultoi në diskreditim dhe dështim të plotë të implementimit dhe zbatimit të drejtësisë europiane në shtetin e brishtë të Kosovës, do të vazhdohet edhe mbi ndikimin e performansës së Gjykatës Speciale.

 

Motivi, ndoshta edhe mundësia për ta realizuar këtë ndikim  dhe kapje të Gjykatës Speciale, ashtu si edhe të EULEX-it dhe shtetit të Kosovës, janë kësaj radhe edhe më të mëdha, sepse janë në lojë mbi 300 milion euro, si Buxhet për këtë destinim.

Dhe jo vetëm kaq!

Këto para janë destinuar për veprim të “Shpatës së drejtësisë europiane” edhe mbi vet PDK-në, ose më sakt, mbi një pjesë të kreut të saj.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch