Home » Lajme, Politikë, Vendore » Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e VV-së për “votat” e ardhura nga Serbia

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e VV-së për “votat” e ardhura nga Serbia

Gjykata Supreme ka nxjerrë vendimin në lidhje me ankesat e subjekteve politike që të përjashtohen “votat” e ardhura nga Serbia.

Por, Supremja këtë radhë vendosi në favor të Nismës e kundër VV-së. Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që rreth 3 mijë “vota” të ardhura nga Serbia nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Supremja e ka refuzuar ankesën e tre kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i cili urdhëronte Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për heqjen nga rezultati përfundimtar të rreth 3 mijë “votave” të ardhura nga Serbia. Ndërsa, ankesa e Nenad Rashiqit për të njëjtat “vota” është vlerësuar si e pas-afatshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch