Home » Lajme, Vendore » Gjykata Supreme: KQZ detyrohet të rinumërojë votat e diasporës

Gjykata Supreme: KQZ detyrohet të rinumërojë votat e diasporës

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura më vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje, ku bashkëngjitur është edhe vendimi i Gjykatës Supreme.

Njoftimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.

E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch