Home » Lajme » GJYKATËS së APELIT Beograd: KËRKESË e MIRËQËLLIMSHME

GJYKATËS së APELIT Beograd: KËRKESË e MIRËQËLLIMSHME

Po ju drejtohem me qëllimin më të mirë që datave 05, 06 dhe 07 Dhjetorit 2011, kur do të mbahet mbledhja e Këshillit të Gjykatës suaj për Aktgjykimin KPO2-33/10 kundër të pandehurit Agush Memishi dhe të tjerëve, të gjeni mundësi që në sallën ku do të mbahet takimi të siguroni rreth 150 (njëqind e pesëdhjetë) vende për qytetarët e komunës së Preshevës që janë të interesuar pa masë të përcjellin këtë ngjarje, natyrisht duke e ditur se kjo mbledhje është e hapur për opinion.

Kërkoj nga ju për të lejuar praninë në sallë edhe të dy stacioneve lokale televizive, TV Presheva dhe TV Spektri (Bujanoc).

Nëse kihet parasysh se unë jam ai i cili që nga fillimi, pa ndërprerje e kam përcjellur këtë ngjarje në detaje, kërkojë të më lejohet ta marr fjalën më 7 Dhjetor 2011.

Të gjitha këto kërkesa po i bëj pa dashur që në çfarëdo mënyre të ndikohet në punën e Gjykatës suaj.

Duke besuar se do të merrni një vendim të drejtë, këtyre kërkesave po ia bashkangjes edhe dy dëshmitë më të reja, dokumentin e EULEX-it dhe një dokument tjetër, i cili ende nuk është për opinion.

21. 11. 2011
Kuvendi Komunal Preshevë
Nën-Kryetari
Orhan Rexhepi

One Response

  1. I nderuar Orhan ju perkrahim per ket kerkes me vend qe te jen prezent edhe qytetaret nga PRESHEVA si dhe TV PRESHEVA dhe TV SPEKTRI,gjithashtu un kam marr premtimin nga deputeti i PARLAMENTIT EUROPIAN qe dot behet perpjekje GJITHSESI edhe nderkombtaret te marrin pjes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch