Home » Lajme, Ndërkombëtare » Gjysma e evropianëve nuk dalin nё zgjedhje

Gjysma e evropianëve nuk dalin nё zgjedhje

Flamuri EU380 milionë evropianë do tё zgjedhin parlamentin e tyre. Por as gjysma nuk dalin në zgjedhje për te votuar pёr Parlamentin Evropian

Votimet  nisen tё enjten nё Holandё dhe Britaninё e Madhe. Nё vendet e tjera votimi zhvillohet gjatë fundjavës.

Parlamenti Evropian  ёshtё mё i madhi me zgjedhje tё lira nё mbarё globin me 751 deputetё gjithsej nё legjislaturën e ardhshme. Ky ёshtё i vetmi parlament i zgjedhur shumёkombёsh nё botё, i cili duhet tё pёrfaqёsojnё 504 milionё qytetarёt e Bashkimit Evropian. Nё Indi, ku sapo janё zhvilluar zgjedhjet parlamentare, numri i banorëve ёshtё dy herё mё i lartё sё nё BE. Por parlamenti i Indisё ёshtё mё i vogёl, me 543 deputetё gjithsej. Parlamenti i BE-sё pёrsa i pёrket legjislacionit nё Evropё ёshtё ndёrkohё i barabartё e madje shumё i fuqishёm ndaj Kёshillit tё Europёs, pra 28 vendeve anёtare. Megjithatё interesi pёr zgjedhjet evropiane ёshtё mjaft i vogël. Numri i pjesëmarrjes nё votime ёshtё vazhdimisht nё rёnie. Nё zgjedhjet e fundit nё 2009 mesatarisht pjesëmarrja nё votime ishte vetёm 43 pёr qind.

Debatet televizive u zhvilluan kryesisht nё Gjermani, nё Francë, nё Itali dhe nё Belgjikë.

Nё shumicёn e shteteve anëtare zgjedhjet evropiane shihen mё shumё si njё test pёr qeveritё kombëtare. Martin Schulz dhe rivali i tij konservator, Jean-Claude Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut, e kanё tё vёshtirё qё tё perceptohen nga elektorati. Kandidatet e sё majtës apo sё djathtës ekstreme nuk i kushtojnë ndonjë rёndёsi qё tё bёjnё reklamё pёr veten nё nivel evropian, sepse tek e fundit këto forca nuk e pranojnë BE-nё nё formën qё ka sot.

Nё kohёt e papunёsisё dhe politikave tё kursimeve drastike nё shumё vende, studiuesit e elektoratit parashikojnё njё votё masive proteste.

Nё Francё, nё Britaninё e Madhe, nё Holandё, nё Finlandё, nё Itali e nё Greqi mund tё triumfojnё nacionalistёt e djathtё dhe populistёt e majtё.

Gati njё e pesta e mandateve nё parlament mund t’u kalojë forcave ekstreme.

Parlamenti do tё jetё shumё mё i polarizuar se deri mё sot beson studiuesi i elekotoratit Doru Frantescu nga organizata “Pollwatch2014” nё Bruksel, shkruan DW.

Sipas parashikimeve elektorale raportet e shumicës nё parlament nuk do tё ndryshojnё shumё, ndonёse nё tё do tё jenё tё pёrfaqёsuara mbi 100 parti nga 28 vende anëtare.

Rezultatet zyrtarisht shpallen tё dielën nё mbrëmje duke nisur nga ora 23:00. Por rregullat e lojёs nuk respektohen nga tё gjitha shtetet dhe mediet. Nё Gjermani qendrat e votimit mbyllen tё dielёn nё orёn 18:00. Pak pas kёsaj fillojnё tё publikohen tendencat nga numёrimi i votave dhe shumё shpejt shpallen edhe rezultatet pёrfundimtare. Deri nё mёngjes ndahen 751 mandatet parlamentare nё Bruksel nga administrata parlamentare.

Mё 1 korrik Parlamenti i ri zhvillon seancёn e parё. Deri atёherё duhet tё jetё e qartё, se nё cilin prej shtatё ose tetё grupeve parlamentare do tё sistemohen deputetёt.

albinfo.ch

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch