Home » Lajme » Global Finance Magazine: Shqipёria superfuqi e energjisё

Global Finance Magazine: Shqipёria superfuqi e energjisё

Në numrin e Nëntorit, revista prestigjoze amerikane Global Finance Magazine i kushton një vëmendje të veçantë intervistës me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha.

Nga Dan Keeler

Ndёrsa shumica e liderёve europianё po shtrёngojnё vidat e ekonomive te tyre tё dëmtuara, Shqipёria e vogёl, njё nga vendet mё tё varfёra tё kontinentit, po ecёn pёrpara me njё plan ambicioz pёr tё rritur nё mёnyrё konsiderueshme flukset e investimeve tё huaja direkte. Duke folur gjatё zhvillimeve tё takimeve tё Kombeve tё Bashkuara, Kryeministri i Shqipёrisё Sali Berisha, i tha Global Finance se vendi po pёrdor njё kombinim tё taksave tё ulёta, investimeve tё mёdha nё infrastrukturё dhe nxitjeve tё investimeve tё synuara pёr tё tёrhequr kapitalin e huaj.

“Barra fiskale nё Shqipёri ёshtё ndёr mё tё ultat nё Europё”, thotё Berisha.

“Qeveria ka shpenzuar 10% tё GDP-sё sё vendit nё ndёrtimin e rrugёve gjatё dy viteve tё fundit dhe ёshtё pёrpjekur tё pёrmirёsoj klimёn e biznesit”, shton kryeministri.

Duket se kёto pёrpjekje po japin rezultate. Sipas UNCTAD, investimet e huaja direkte janё rritur me mё shumё se 300% midis viteve 2005 dhe 2010. Statistikat zyrtare tregojnё se eksportet gjithashtu janё rritur me 300%, ndёrsa rritja e GDP ёshtё midis 3 dhe 4%. Qёllimi i Berishёs nuk ёshtё vetёm rritja e pёrgjithshme e ekonomisё. Ai do ta kthejë vendin nё njё superfuqi rajonale tё energjisё sё gjelbёr. Janё nёnshkruar kontrata pёr rreth 220 hidrocentrale, vendi tashmё ёshtё nё rrugё tё mbarё pёr tё arritur qёllimet e vendosura.

“Me lartёsinё mesatare mbi nivelin e detit mё tё lartё nё Europё, ne kemi gjithashtu disa vende qё janё vendndodhje kryesore pёr gjenerimin e energjisё sё erёs. Kemi gjithashtu potencial pёr tu bёrё lider europianё nё gjenerimin e energjisё diellore”, thotё Berisha. Shqipёria ёshtё gjithashtu e pasur nё burime natyrore, me depozita tё rёndёsishme kromi, nikeli, bakri dhe hekur-ore, si dhe disa rezerva ari dhe nafte, tё cilat qeveria ёshtё e etur t’i shfrytёzojё. Nё tё njёjtёn kohё, industria e turizmit nё Shqipёri ёshtё duke u rritur fuqimisht, vizitorё tё shumtё tёrhiqen nga kombinimi i bukurive natyrore dhe trashёgimnisё sё pasur kulturore.  Numri i turistёve ёshtё rritur mё shumё se 10 herё, nga 300.000 ne vitin 2004 deri nё 3.5 milion vitin e kaluar. Disa kritikё janё tё shqetёsuar, vendosmёria e qeverisё pёr tё zhvilluar minierat dhe energjinё mund tё shkaktojё dёme serioze mjedisore, njё akuzё qё Berisha e hedh poshtё.

Ai pohon: “Ne besojmё nё zhvillim tё qëndrueshёm. Ёshtё e mundur – dhe ёshtё mёnyra mё e mirё. Pse do tё donim tё pёrsёrisim tё njёjtat gabime qё kanё bёrё vendet e zhvilluara?”

Friends do you want other search engines to spying.ninja/ link to your timeline

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch