Home » Lajme, Vendore » Godina e ish komitetit të Bujanocit: U (S)KUQ ME FLAMUR KOMBËTAR

Godina e ish komitetit të Bujanocit: U (S)KUQ ME FLAMUR KOMBËTAR

Këshilli jolegal Nacional, në selinë vet të vendosur në godinën e ish komitetit komunist të Bujanocit, ka ngritur Flamurin Kombëtar, në kudër të manifestimeve për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky Këshill e zen punë të madhe dhe aktivitet ngritjen e një flamuri, të cilin edhe shtëpitë private pa ndonjë problem e ngrisin dhe e ulin.

Do të llogaritej punë e madhe sikur “këshilli” ta kishte rregulluar me ligj përdorimin zyrtar të Flamurit Kombëtar, ashtu sic e patën rregulluar dikur “idolët” e tyre komunistë.

Të gjithë e dinë se “Këshilli” është i regjistruar në Beograd dhe e ka të rregulluar me program njërën nga katër fushat edhe zgjidhjen e problemit të përdorimit të simboleve kombëtare. Po ja që “këshilli”, nuk ka ndërmarrë kurgjë për ta rregulluar këtë cështje. Mirë që nuk ka provuar se do ta kishte bërë si Abetaren pa identitet, duke ia përshtat flamurin ligjeve të Serbisë.

Përkundrazi ky “këshill” jolegal për shqiptarët dhe legal për Beogradin, duhet të jap llogari për këto manovra politike rreth Flamurit, për të cilin më së paku ka punuar për ta rregulluar me ligj.

Në fjalimin solemn të “këshillit” tingëllonin fjalët:  “Rreth flamurit në nderim të flamurit dhe nderim të datës së Pavarësisë së Shqipërisë, kjo ka krijuar një dimension tjetër për dialog ndër-politik dhe në vazhdimësi sigurisht ne mbështesim të gjitha përpjekjet që bëhen për promovimin e vlerave të demokracisë si dhe për mbrojtjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Rrenë e kulluar. Në këtë solemnitet nuk u krijua dialogu ndër-politik, por u thellua edhe më tej përcarja.

Shqiptarët e rajonit të Luginës së Preshevës, kurrë nuk kanë qenë më të ndarë e më të hasmuar se sa që jan tash në prag të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

E shkaktarët e këtyre përcarjeve dihet se kush janë: këshilli “nacional” dhe “deputeti” republikan. Këta janë fajtorët kujdestarë të këtyre marifetllëqeve dhe ndarjeve të shqiptarëve në mëhalla dhe parti.

Ky 100 vjetor për shqiptarët e Luginës së Preshevës mos u përsërit kurrë, ata nuk panë asnjë ditë të bardhë.

Shpresojmë në 100 vjetët e ardhshëm shqiptarët do të mbushen mend e do të vetëdijësohen, për tu orientuar kah njerëzit e devotshëm e të sinqertë të dëshmuar për profesionalizëm, ngase na doli shpirti, duke u shkuar prapa atyre, që akoma u dhemb gjoksi duke e rrahur me grushta në emër të një partiotizmi të rremë e djallëzor. 

Nga Tërnoci PRESS

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch