Home » Lajme » GOOD BYE Copa America për Brazili

GOOD BYE Copa America për Brazili

Argenjtines  i bashangjitet edhe Brazili per ta pare Copa America nga tribunat , pasi Paraguai është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa America duke eliminuar Brazilet , pas ekzekutimit të penalltive.

Asnjëra nga kombëtaret nuk arriti të jetë efektive brenda 90 minutave duke bërë që koha e rregullt e takimit të përfundojë pa gola, ashtu që u desh të zhvilloheshin vazhdimet për t’u vendosur fituesi.

Me kalimin e minutave shtohej edhe presioni, dhe kjo bëri që Lucas Leiva dhe Antolin Alcaraz të përjashtoheshin me kartonë të kuq (103’) duke i lënë të dyja skuadrat me nga dhjetë lojtarë.

Edhe në të dyja pjesët e vazhdimeve rrjetat heshtën, kështu që penalltitë vendosën se cila skuadër do të vazhdojë tutje.

Nga pika e bardhë më të saktë u treguan lojtarët paraguaianë që fituan 2-0, ndërsa vazhdojnë konkurrimin për trofeun e Kupës së Amerikës. Është interesante të theksohet se asnjëri nga katër brazilianët që gjuajtën nga penalltia (Elano, Thiago Silva, Andre Santos dhe Fred) nuk arritën të shënojnë.

Në gjysmëfinale, Paraguai do të luajë përballë fituesit që do të kualifikohet nga çerekfinalja e fundit në këtë garë që zhvillohet në mes të Kilit dhe Venezuelas.

Read about her process in this helpful http://essaynara.com blog post

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch