Home » Lajme » Granit Xhaka binjak i C.Ronaldos

Granit Xhaka binjak i C.Ronaldos

Futbollisti i kombëtares zvicerane U-21, Admir Mehmedi ka dhënë vlerësimet e tij për bashkëlojtarët, në përfundim të Evropianit për të rinjtë e moshës deri 21 vjeçe në Danimarkë, ku Zvicra përfundoi në vendin e dytë, përkatësisht medaljen e argjendtë.

Ai ka lavdëruar secilin prej tyre dhe s’ka folur për veten. Vlerësimin më interesant e jep për Granit Xhakën, që e krahason me Ronaldon.

“Çfarë strategu. Përveç që është i mirë në fushë, ai edhe ua thyen zemrat vajzave. Besoj se është binjaku i Cristiano Ronaldos”, ka thënë Mehmedi për Blick.

Për Xherdan Shaqirin, ndërkaq, ka thënë: “Është thjesht magjik, kaq intelegjent në fushë. Kur jemi me shokë, ai është zbavitës dhe tregon barsoleta. Zero arrogancë”.

Për Kasamin: “Një bebe e rritur. Ai është kaq i madh dhe prapë duket si bebe”.

Për Abrashin: “Është Gattuso jonë. Edhe në ping-pong është agresiv. E mban linjën dhe ndonjëherë është në dietë”, transmeton Indeksonline.

Hasan Hasani

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch