Home » Lajme, Ndërkombëtare » Gratë në Bernë demonstrojnë për paga të barabarta me burrat

Gratë në Bernë demonstrojnë për paga të barabarta me burrat

Sipas demonstruesve, barazia në mes të gjinive në Zvicër është futur edhe në kushtetutë që nga viti 1981, dhe tash është koha e fundit që ajo edhe të jetësohet në praktikë.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në qytetin e Bernës rreth 500 gra e burra kanë demonstruar për barazinë e pagave në mes të burrave dhe grave, njofton srf.ch.

Në fjalimet e mbajtura para demonstruesve, disa oratore dhe oratorë kanë kritikuar si të papranueshëm vendimin e fundit të marrë nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Në vendimin e marrë në shkurt të këtij viti, është vendosur kundër kërkesës që ndërmarrjet të detyrohen të bëjnë analizat e pagave. Kërkesa synonte që në këtë mënyrë ekonomia të sensibilizohej kundër pabarazisë së pagave mes dy gjinive.

Po ashtu sipas demonstruesve, barazia në mes të gjinive në Zvicër është futur edhe në kushtetutë që nga viti 1981, dhe tash është koha e fundit që ajo edhe të jetësohet në praktikë.

Vendimin e përmendur të parlamentit e ka kritikuar edhe Federata e Sindikatave të Zvicrës. Sipas saj, me këtë vendim realizimi i barazisë gjinore sërish po zvarritet.

Siç dihet tashmë, me gjithë sensibilizimin e opinionit prej disa vitesh, epërsia e pagave të meshkujve ndaj atyre të femrave në Zvicër vazhdon të jetë i konsiderueshëm

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch