Home » Histori, Lajme » Greqia “europiane “ dhe arvanitasit që zhduken

Greqia “europiane “ dhe arvanitasit që zhduken

E jetojmë jetën e shekullit 21 ose të fillimit të mileniumit të tretë; e jetojmë jetën e sotme  me plotë zemërim, frikë dhe  pasiguri . Kur e përcolla lajmin që Greqi u gjet një “qytet i humbur “ ilir i vjetër mbi 2500 vjet , një mik më shkroi: “Zbulohet qyteti mijëravjeçar se punojnë andej ,sa qytete te tilla ka akoma pa gjetur por për tu çuditur interesi ku është këtu???ne tani luftojmë për mbijetese me keq se ne mesjete,shqiptaret janë rrugëve te botes,punëtoret punojnë,dembelët shesin droge,femra,vrasje ,e nuk e din askush se jemi ne shekullin e XXI. “ -dhe kishte të drejt .

Por vullneti mirë nuk lejon që të ndalesh duke shpresuar në njerëz më të mirë që do i sjellë e ardhmja në fronin mbarë shqiptar.

Në shtetin Grek ,Arvanitika (gjuha shqipe ) asnjëherë është futur në programin e edukimit shkollor. Përkundrazi ishte e ndaluar në shkolla dhe armatë me dënime të rënda, përçmime  ((Williams, 1992:86; Trudgill, 1983:130-1). Qëndrimi i tillë i detyroi prindërit që fëmijëve të tyre mos t`iu mësojnë gjuhën e tyre amtare që mos të ballafaqohen me diskriminime dhe vuajtje shpirtërore. (Trudgill, 1983:130).

Shënimet flasin që Arvanitika rrezikohet nga zhdukja. E dini ju që në vitet e 70-ta më shumë se 80 % e  fshatrave shqiptare në Atikë dhe Beoti e flitnin rrjedhshëm  Arvanitiken, kurse në humbje të gjuhës shqipe ishin fshatrat e Athinës më shumë se tjetërkund , sepse përdorimi i gjuhës shqipe ishte i kufizuar (Trudgill, 1975:56-61).  Indiferenca ndaj arvanitasve dhe vllahëve ishte shumë e përhapur në Greqi mu për shkak fatit të tyre që ende e flitnin gjuhën e tyre amtare.
Greqia pra, Europa pra ; dhe arvanitët në zhdukje  nga vetëharresa e gjuhës , nga dominimi dhe roli dhe detyrimi një gjuhësor i kulturës Greke- si dhe humbja e vetëbesimit që gjuha shqipe është e varfër , s`ka strukturë gramatikore, s`ka fond të pasur fjalësh . (Trudgill, 1994:14; Tsitsipis, 1994:4). Dalë nga dale , arvanitët nga dy gjuhësia ( në shtëpi -shqip, në rrugë- greqisht ) iu nënshtruan greqishtes ; ku shpesh të rinjtë iu ndalonin prindërve të flasin shqip.

Luka Tsitsipis, 1994 shkruante se vlerësimi kishte me qenë i drejt nëse themi se që nga vitet e 70-ta  , përdorimi i gjuhës shipa ka rënë shumë; flitet vetë nga mesmoshat dhe të vjetrit , kurse në Peloponez gjuhe e flasin vetëm dhe kryesisht të moshuarit(Williams, 1992:85-6).

T`a kemi parasysh edhe këtë vlerësim të ekspertëve që Arvanitika në Greqi është në rrezik më të madh nga zhdukja se sa Arberishtja në Italinë e Jugut
(Hamp, 1978; Tsitsipis, 1983). Në Itali , dygjuhësia italisht dhe shqip nuk shihet si rrezik për italianët.

Po sot në Greqi , ku janë me mijëra emigrant shqiptar nga Shqipëria , asgjë më e mirë nuk ndëgjohet.

Arvanitikos Syndesmos Hellados ( LigaArvanite e Greqisë ) u krijua në vitin 1983 me dymujorëshi  Besa  në Greqisht ;pastaj Kentro Arvanitikou Politismou (Qendra e kultures shqiptare );   Arvanitikos Syllogos Ano Liosion (Asociacioni Arvanit Ano Liosia); Syllogos Arvaniton Corinthias (Asociacioni I arvanitëve të Korinthit . Aktiviteti i tyre është shumë i lodhët.Arsyeja; ashpërsia e shtetit grek ndaj “ringjalljes “ arvanite.

Një atmosferë armiqësore e qeverisë greke vazhdimisht vërehet dhe shihet edhe ndaj shkollarëve arvanitas që e duan gjuan e shkruar shqipe shkruhet në raporte të ndryshme. ((Tsitsipis, 1983:296-7; Trudgill, 1983:129; Williams, 1992:88).

Me rëndësi të dihet :” Luka Çiçipi, profesor i Antropologjisë dhe i Gjuhësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut (Greqi) vdiq të dielën, 14 shtator 2008. I lindur në Athinë në vitin 1946, ai u doktoratua në antropologji nga Universiteti i Uiskonsinit, pas përfundimit të dy magjistraturave, një në antropologji dhe një në gjuhësi, në të njëjtin universitet (1981). Ka shkruar librin “Antropologjia gjuhësore e praktikës dhe ndryshimit (dyndjes) gjuhësor: arbërishtja (shqipja) dhe greqishtja në kontakt’ ‘A Linguistic Anthropology of Praxis and Language Shift: Arvanitika (Albanian) and Greek in Contact’ (Clarendon Press, Oxford 1998) dhe dy libra në greqisht: “Hyrje në antropologjinë e gjuhës: Gjuha ideologjisë dhe performansa’ (Gutenberg, Athens 1995) dhe “Nga gjuha si objekt në gjuhën si veprim ‘(Nissos, Athinë 2005), ndërsa një libër nën titullin “Gjuha, praktika, dhe ideologjia: Një qasje dinamike e proceseve sociolinguistike’ ishte në punë e sipër në kohën e vdekjes së tij sipas kontratës me Palgrave Macmillanin. Ka publikuar gjerësisht në revista të tilla si, Word, Language in Society, Journal of Pragmatics, Semiotica, International Journal of the Sociology of Language, Anthropological Linguistics, Journal of Sociolinguistics, Journal of Linguistic Anthropology, Pragmatics etj, mbi çështje të tilla si ideologjitë gjuhësore, teoria politike dhe gjuha, aspektet performuese të gjuhës, teoritë e veprimit shoqëror dhe gjuhësia antropologjike. Ishte anëtar i shoqatave të ndryshme të Greqisë dhe ndërkombëtare (duke përfshirë edhe Shoqatën Antropologjike Amerikane, Shoqatën Ndërkombëtare Pragmatike dhe LSA).

Ai ishte pionier në studimin e gjuhëve të pakicave në greqishte, në kontaktin gjuhësor. E njëjta “sëmundje” si e Aristidh Koles do ta “gjejë” edhe Luka Çiçipin, i cili po ashtu nuk deshi të heshtë ndaj një të vërtete të madhe; dhe në mënyrë shkencore e shpërndante polenin e kulturës së lashtë Arvanite në mënyrë që bletët e së ardhmes të dinë saktë për emrin e luleve polendhënëse

Fahri Xharra,11.05.17
Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore