Home » Opinione » Gruaja që vdes nën hijen e pushtetit të burrit

Gruaja që vdes nën hijen e pushtetit të burrit

Dimal Basha

Për gjithë ato vite sa ishte e martuar, ishte një grua për lakmi dhe të gjithë kishin veq fjalë të miradije për të. Tërë jetën kiskhte gatuar, pastru e shërby pa asnjë fjalë. Shërbente siç e kërkonte adeti, tavat plot me mish i ofronte vetëm deri tek dera e odës, ku njëri prej burrave pastaj i pranonte dhe i shtronte për ahengun ku kuvendojshin këta të fundit. Tërë jetën shërbeu dhe njihej si shembëlltyrë në famijle, mirëpo para kohës u sëmurë dhe u shtri për të vdekur. Plaku i familjes, si zot shtëpie, kishte simpati për nusen që asnjëherë nuk e dëshproi. Ju ofrua plaku afër shtratit dhe po e pyet. “Nuse, gjatë gjithë jetës na ke shërby pa edhe një fjalë të vetme. Ke qenë një punëtore që se ke shoqen dhe dua të pyes, a ke një amanet, nji çkado që të ka mbetur merak para se të vdisësh? “Po” i tha nusja plakut me një frymë turpi duke mos pasur guximin as ta shof në sy pasi që raportet në mes tyre ishin më shumë zyrtare! “Kisha dëshirë të kërkoja një copë mish para se të vdes.” “Çfarë flet” i kthehet plaku? Mos më thuaj se na ke shërby gjithë këto vite tava me mish dhe nuk e ke kërkuar asnjëherë? “Jo” i përgjigjet nusja. S’kam dashur të ju dëshproj dhe mishi gjithmonë ka qenë i destinuar për ju! “Megjithatë,” vazhdon nusja, “kisha pas dëshirë veq ta kërkojë njiherë para se të vdes sepse gjithmonë e kam lakmu aromën e mire që ka dhe kam qenë kurioze për shijen që mund të ketë.” Prej aty, plaku u zgjua në këmbë dhe ju drejtua të gjithë familjarëve. “Unë prej sot dorëzoj kuletën dhe nuk pranoj të jem zot i kësaj shtëpie.”

Meqë historia jonë është e ngarkuar me impulse patriarkale, kisha veq këtë rrëfim nga i ati që flet për një histori të pashkruar për gjysmën tonë. Gruan! Historia jonë është e stërmbushur me anekdota trimërie për mashkullin, kurse për femrën shkruhet pak kurse edhe më pak mbahet mend. Nëse edhe pas gjithë kësaj kohe e dyshoni, derisa lexoni ju shtroj një pyetje që, Anna Di Lellio, profesoresh, autore dhe një shqiptare e madhe,  shpesh e përdorë në fjalimet e saja, “E dini se si quhet e shoqja e heroit tonë Adem Jasharit?” Sikur ju tani, shumica mbeten të turpëruar, ngase historia jonë e ngarkuar me impulse patriarkale ka kontribuar që të edukohemi duke konsumuar një histori të përgjysmuar.

Studime të njëpasnjëshme tregojnë se arsimimi i femrës ështa arma më e mire për luftimin e pabarazisë gjinore. Raporti final i Komisionin për Zhvillim, i përpiluar nga ekspert ku në mesin e tyre edhe dy nobelistë, jep indikacione të qarta se një femër e arsimuar prodhon fëmijë më të shëndoshë dhe më të suksesshëm në botën akademike sepse këta të fundit përfitojnë nga arsimimi i nënave të tyre. Studimi në fjalë gjithashtu ilustron se përveq arsimimit, integrimi i tyre në fuqinë punëtore është zgjedhja më e mire që femrat t’i ikin kurthës se ciklit të varfërisë që i ndjek ndër breza dhe ky integrim është një barometër i mirë që teston përkushtimin e qeverisë ndaj barazisë gjinore duke marrë parasysh se qeveria është punedhënësi më i madh në vend.

Megjthate, qeveria jonë ende vazhdon të lundroj kundër frymës së progresit perkunder faktit se Kosova ka nje gjenerate te kualifikuar vajzash. Për shembull, të dhënat e fundit nga Organizata për Zhvillim dhe Bashkepunim Ekonomik (OECD) tregojnë se femrat shqiptare shënojnë 8 pikë më shumë se meshkujt në shkencat ekzakte dhe sipas analfabetizmi është më i shprehur tek meshkujt në moshën 10-24 vjeç kurse të njejtën kohe sipas Raportit te Departamentit te Shtetit përfaqsimi i femrave ne sektorin publik arrin vetëm 30%. Këtu marrin pjesë shumica e institucioneve shtetërore, ndoshta me përjashtim të ministrise per Integrime Evropiane,ku sipas zonjës Çitaku, më shumë se gjysma e stafit të saj janë të gjinisë femërore dhe në bazë të këtyre të dhënave kjo ministri prin në punësimin e femrave dhe tejkalon kuotën për barazi gjinore. Gjithashtu, zonja Kusari-Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë, tregon përpërmirësimin e punësimit të femrës ne ministrinë e saj ku thotë se “në krahasim me 4 vite me herët përqindja e femrave ne MTI ka pasur një ndryshim pozitivë nga 30% në 36%.” Gjegjësisht, ministria që zonja Kusari-Lila udhëheq ka pasur  6% rritje në punësimin e femrave mirëpokjo kuotë mbetet e ulët duke krahasuar se përbën vetëm 1/3 e fuqisë punëtoredhe së paku ministrja është e vetëdijshme që kërkohen përmirësime duke shtuar se numri aktual nuk plotëson kuotat që kërkohet nga ligji për barazinë gjinore.

Nëanën tjetër, suksesiministres Çitaku është njëshembull i pamjaftueshëm që nuk mund të shërbejësi model sepse të gjitha figurat pasqyrojnë një strukturë pushtetitë një mashkulli të fryer. Kjo ilustrohet nga fakti se prej 19 ministrive gjithsej, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga femrat. Më tej, meshkujt përbëjnë mbi 70% të këshilltarëve të kryeministrit, 60% e zavëndsministrave, dhe impulset patriarkale janë edhe më të shprehura në nivelin lokal ku  të dhënat në Asociacionin e Komunave të Kosovës tregojnë se prej 25 komunave gjithsej sa figurojnë, 100% e kryetarëve të komunave janë meshkuj.

E kaluara nuk zhbëhet, por e kemi rastin e fundit ta ndryshojmë të ardhmen me ngritjen e integrimittëfemrave në fuqinë punëtore ku sektori publik duhet të jetë shembull që gjithashtu shërben si ekzemplar për fuqizimin e gjeneratave të ardhshme. Një studim tjetër i kryer në Bengali (Beamen et al.) tregon se në zona ku nuk ka pasur asnjë femër në pozitë udhëheqëse, 86% e prindërve dëshironin që vajzat e tyre të mbesin amvise apo çkado që prindërit e burrit vendosin për të. Kurse në vendet ku për shtatë vjet vajzat kanë qenë të ekspozuara me një femër politikane në nivelin lokal (që ka qenë pjesë e reformimit ku fshatrat janë shtyer nga shteti Indian që të zgjedhin udhëheqësen e fshatit femër), perceptimi i vajzave për të qenë pjesë e proceseve vendim-marrëse është ngritur në mënyrë drastike. Prandaj, është me rëndësi që qeveria të aplikoj politika që përkrahin barazinë gjinore sepse studimet tregojnë se dallimi në mes gjinive ngushtohet kur femra ka një rol-model që shërben si inspirim për to dhe, sic edhe konkludon nobelisti Amartya Sen, mundesitë dhe perspektivat tona mvaren nga institucionet që ne gëzojme, dhe ato kanë një rol kyq në zhvillimin e lirive tona, dhe vleresimi i këtyre institucioneve duhet të jetë barometër për kontribut, qësot duket të jetë i neglizhuar dhe aspak i favorshëm për femra. Funksionimi i drejtë i një institucioni si ai i Barazise Gjinore duhet të jetë një shtytës për krijimin e mundësive në shoqëri që lidhet drejtpërdrejt në përmirësimin e kualitetit të jetës për të gjithë ne. Shkurt, pjesë earsyes së mos-zhvillimittonëështë e lidhur ngusht mengecjen e pozitës së femrës në shoqërinë tonë prandaj zhvillimi ynë mvaret nga progresi i tyre dhe perkrahja qe vie nga qeveria.

Arsye tjetër për zhvillimin e dobët është edhe shoqëria dhe kodet që e rregullojnë shoqërinë që kanë pas një ndikim të madh në formën që trajtohet femra. Meshkujt dhe mentaliteti patriarkal janë sigurisht pjesa kryesore për shtypjen e femrës dhe raporti i fundit i Departamentit te Shtetit ilustron këtë fakt ku thotë se derisa femrat posedojnë të drejtat e njejta ligjore sikurse edhe meshkujt ato tradicionalisht gëzojnë një status më të ulët brenda familjes që ndikon në sistemin ligjorë. I njejti raport flet për dhunën kundër femrës që mbetet një problem serioz për shoqërinë tonë. Derisa po shkruaj,ABC Newspublikoi njëartikull duke treguar se si mafiozët shqiptarë rrëmbejnë femrat shqiptare, i dhunojnë ato, dhe më pastaj i trafikojnë në tregun evropian. Artikulli në fjalë tregon se mbi 30,000 prostituta shqiptare shëtitin rrugët e Evropës dhe numri më i madh i tyre janë të rrëmbyera dhe ushtrojnë profesionin nën presionin dhe dhunën e vazhdueshme te mafiozeve shqiptare. Për përuljen e statusit të gruas thërrasin haptas disa hoxhallarëqë predikojnë vlera denigruese duke kërkuar segregim të metutjeshëm të femrave. Është ironike kujdesi i tyre për statusin e gruas kur këta hoxhallarëjanë të indoktrinuarnë vende ku femra trajtohet si qytetare e klasit të dytëdhe në ligjëratat e tyre i quajn ato si qenie “të dobëta,”liria e te cilave përkufizohet brenda katër murevedhe ‘xhehneti’ i të cilave limitohetme plotësimin e kërkesave dheepshevetëbashkëshortëve të tyre.

Është me rëndësi gjithashtu të përmenden rastet ku të njejtat norma diskriminuese që ndihmojnë në ushqimin e paragjykimeve dhe stereotipeve shpesh ruhen me shume zili nga vet femrat. Kelly Valen, në librin e saj The Twisted Sisterhood argumenton se femra është armiku më i madh i vetvetes. Këtu flitet për urrejtjen e femrave mes vete dhe sipas studimeve qëofron autorja, mbi 90% e participuesve në studim deklarojnë se në jetën e tyre kanë qenë të lënduara nga influenca negative e femrave tjera dhe mbi 75% janë lënduar nga konkurrenca dhe xhelozia e shoqeve te tyre. Ndoshta mbetet kontraverse gjeneralizimi, mirëpo pa ndonjë studim të mirëfilltë në shoqërinë tonë është vështirëtë kemi një konkludim të tillë. Sidocoftë, kishte me qenë naive sikur të kundërshtojmë stereotipet që ushqehen nga serialet e ndryshme që me zili ndiqen nga shoqeria jonë dhe ku femra shumicën e rasteve paraqitet si një objekt seksual, emocionues dhe i dengruar. Këtu bën pjesë ndoshta edhe mentaliteti i raportit vjehërr-nuse që shpeshherë përcillet me terme pegjorative që përdoret nga vet femrat dhe shpesh ndihmohet nga nje numer i madh i folkloristeve që përforcojnë stereotipet dhe paragjykimet përmes këngës shqipe ndoshta pa vetëdijen e tyre.

Te gjithë keta faktorë si kultura patriarkale, tradita, rrymat fundamentale religjioze, stereoptipet dhe integrimi i ulët ne fuqinë punëtore nga qeveria janë pjesë e përuljes së pozitës së femrës në shoqëri dhe që rrjedhimisht rezultojnë nëhumbjen e vetëbesimit dhe nënvlerësimin e kapaciteteve të tyre. Studime në SHBA tregojnë se femrat nënvleresojnë kapacitetet e tyre dhe kjo rrjedhimisht përfundon me pasoja negative për to. Për shembull, pas një provimi ne shkollë, kur femrat jane pyetur se cfarë note mendojnë se kanë marr, shumica e tyre japing përgjigje që rezulton nëvlerësim mëtë vogël se me gradimin final. Kurse meshkujt, studimi tregon, gjithmojnë vlerësojnë se kanë marrë një notë më të mirë se që figuron ne fund të provimit. Ky studim konkludon se vetëbesimi te femrat është shumë më i vogel që pastaj rezulton edhe me pasoja tjera negative. Për shembull, 57% e meshkujve pas përfundimit të studimevete negociojnë për pagën e tyre kurse vetem 7% e femrave e bëjnë një gjë të tillë. Si pasojë, studimi konkludon, të ardhurat e femrave në të njejtin profesion me meshkujt jane dukshëm më të ulta dhe ky problemështëevident edhe në Shtetet e Bashkuara ku femra paguhet vetëm 79 cent për çdo dollar qëpërfiton një mashkull për punën e njejtë.

Shoqëria jonë do të luftoj me dekada për të thirrur në barazinë e nënës, motrës dhe vajzave tona. Në vitin 1962, më shumë se 2/3 e grave të intervistuara nga Universiteti i Michigan ne SHBA kanë pranuar se “vendimet e rëndësishme familjare duhet të mirren nga zoti i shtepise.” Pra, ndoshta ne gjendemi në të njejtën periudh dhe ndryshimi ndoshta nuk është i menjëhershëmdhe medeomos se kërkohet kohë për të thyer barrierat e një shoqërie patriarkale që gëzojmë, mirëpo të njejtën kohëkjo gjendje na e bën edhe më obliguese që meshkujt ti prijnë ndryshimeve qëmos të gjykohemi se kemi qenë në anën e gabushme të historisë.Paralelkërkohet që edhe femrat të  ju dalin ballë këtyre barrierave duke u arsimuar dheshërbyer si model për gjeneratat e ardhshme sepse nuk do të kishte një Platon pa një Sokrat. Është me rëndësi tiluftojnë stereotipet dhe paragjykimet toksikedhe të mos bijnë pre e rrymave fundamentaliste religjioze qëkërkojnëngulfatjen e gruas nën thembrëne burrit. Sigurisht se kjo patjetërkërkon një kurajo, mirëpo duhet kujtuar trimërinë dhe guximin e gruas revolucionare në shekullin e 18-të që kanë pasur përpara një sfidë shumë mëtë madhe se vajzat e lindura sot mirëpo suksesi i tyre sot mbetet historia më e drejtë.

Përfundimisht, ështe kyqe që qeveria jonë – si zot shtepie dhe si punëdhënësi mëimadh në vend – detyrimisht të shërbejë si model për progresin e gruas sepse egoizmi i vazhduar në gëlltitjen e kësaj kafshate ‘mishi’ do të na mbetet në fyt nëse nuk fillojmë ta ndajmënë mënyrë të barabartë. Studimet të njëpasnjëshme tregojnë se progresi i gruas në një shoqëri nënkupton progres për të gjithëne. Derisa puna e gruas mbetet e lodhshme por e pa-vlerësuar,është koha që gruaja të merr rolin aktiv në ndarjen e përgjegjësisë së ‘zotit të shtëpise’ dhe të shërbejnënë sferën publikesiç e kërkon progresipasi që mjaft kanë shërbyer sic e kërkon adeti.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch