Home » Lajme » “Grupi i Drenicës” sot përballet me prokurorin Salustro

“Grupi i Drenicës” sot përballet me prokurorin Salustro

Prishtinë, 17 korrik – Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe të tjerët të dyshuar në “Grupin e Drenicës” do të paraqiten sotnë Prokurori. Të dyshuarit do të merren në pyetje nga prokurori italian i kësaj çështjeje, Mauritzo Salustro lidhur me dyshimet për krime lufte. Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokati i Sylejman Selimit.

Ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, përballjen me Salustron do ta ketë në orën 11:30, ndërsa menjëherë pas tij është radha e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Që të gjithë të dyshuarit gjenden në Qendrën e paraburgimit qysh prej muajit të kaluar.

Përveç  Sylejman Selimit dhe ish- komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku të dyshuar të tjerë janë edhe ish- komandanti i Brigadës 111, Jahir Demaku, vëllau i tij Zeqir Demaku, Sahit Jashari, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi.

Selimi akuzohet për shtatë vepra penale, Lushtaku për tri, ndërsa Sahit Jashari me tetë vepra penale.

Sipas pretendimeve të Salustros ish- pjesëtarët e UÇK-së dyshohen për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Derisa Samu Lushtaku dyshohet për vrasjen e një civili.

Sipas Prokurorit Salustro, ish- komandanti Sylejman Selimi me autoritetin e tij si anëtar i UÇK-së dhe si person që ka ushtruar kontroll mbi qendrën e burgimit në Likofc në bashkëpunim me Sami Lushtakun, Avni Zabelit dhe Sahit Jasharit, dhunuan integritetin trupor dhe shëndetin e një numri të pacaktuar civilësh shqiptarë, të mbajtur në qendrën e burgimit.

Dhunë dyshohet se Selimui ka ushtuar edhe mbi një dëshmitarë tjetër të rastit, duke e rrahur atë me grushte dhe shkopinj druri.

Kryetari i Skënderajt ndërkaq po hetohet për vrasjen e një burri në Galicë të Dubovcit duke e qëlluar tri herë në kokë dhe për keqtrajtimin e disa të burgosurve në qendrën e burgimit të UÇK-së.

Sahit Jashari, ndërkaq po hetohet për dhunim trupor të Ivan Bulatovic, një oficer serb i policisë të mbajtur peng nga UÇK-ja.

“Besoj që hetimet janë në përfundim e sipër, nga materiali është parë se Prokurori ka dëgjuar shumë dëshmitarë,  një numër të konsiderueshëm të tyre dhe tani mbet marrja në pyetje e të pandehurve. Mbetet që ai të vlerësojë për dëshmi shtesë e pastaj edhe të vendosë për ngritjen e aktakuzës apo të pushojë hetimet, që për ne do të ishte ky vendim i drejtë, pra pushimi i hetimeve për këtë rast”, ka thënë avokati Tahir Rrecaj për Kohavisionin.

One Response

  1. Të akuzuarit, Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar nga Salustro për krime luftë ndaj civilëve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch