Grupi Letrar “Migjeni”, që funksionon në kuadër të gjimnzait “Skenderbeu”, ka mbajtur orë letrare me rastin e “Flakës së Janarit”. Me një program modest anëtarët e GL “Migjeni”, gjatë orës letrare kanë paraqitur biografi të jetës dhe veprave, dhe poezi, kushtuar Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Udhëheqja e GL “Migjeni” Sahadete Presheva, thotë se për nder të Flakës së Janarit, ka pasur raste që ora letrare është mbajtur edhe me dyer të mbyllura, për shkak të rrethanave që kanë qenë, ndërsa organizimet për flakën e janarit, tashmë janë bërë tradicionale. Profesoresha Sahadete Presheva, gjithashtu thotë se do të mundohen që kjo të bëhet tradicionale dhe Flaka Janarit të organizohet çdo vitë. Me aktivitet të ndryshme kulturore dhe letrare, në të gjitha hapsirat shqiptare, si dhe në diasporën ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, në mënyra të ndryshme shënohet Flaka Janarit, në kujtim të ngjarjeve të shumta të ndodhura në historinë e popullit shqiptarë në muajin Janar.
RTV Presheva
Home » Lajme » Grupi Letrar “Migjeni”, ka mbajtur orë letrare me rastin e “Flakës së Janarit”