Home » Lajme » Grupim i spektrit politik në Bujanoc

Grupim i spektrit politik në Bujanoc

Ndarja e frakcionit mbrenda partisë në drejtim të formimit të subjektit të ri politik nuk është aspak risi. Befasia është se si u nda shumica nga PVD dhe e la pakicën në ate parti e cila po shkatërrohet.

Shkruan: Nexhat Behluli

Po thuaja se nuk ekziston Subjekt politik anekand trojeve shqipëtare ku nuk ka ndodhur që nga një parti të lindin më pas edhe një edhe dy e në rastin e Partis për Veprim Demokratik të Riza Halimit edhe më shumë të tjera. Të parët këtë fenomen pas plurarizmit politik dhe sistemit shumë partiak e kanë filluar Shqipëtarët e Maqedonis. Partia e Prosperitetit Demokratik e
Nevzad Halilit të atëhershëm dhe Naser Zymberit si pasardhës i tijë ishin recikluesit më të mëdhenj të subjekteve politike të më vonshme në mesin e Shqipëtarëve të Maqedonis. Lidhja Demokratike e Kosovës e të ndjerit Ibrahim Rugova poashtu
ka prodhuar Parti tjetër, Lidhjen Demokratike të Dardanisë që tani e udhëheq Akademik Nexhat Daci. Partia Demokratike e Kosovës me qyk të zorit po mbijeton në taboret e Hashim Thacit në njërën anë, të Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limaj në
anën tjetër. Nga Lëvizja e Progresit demokratik e Jonuz Musliut, dolën Lëvizja Kombëtare Shqipëtare e Orhan Rexhepit dhe Unioni Demokratik Shqipëtar e Dr.Mejdi Zeqirit. Skender Destani shkoi nga PVD, dhe formoi BDL, kurse nga ai më vonë ikën të tjerët. Po ashtu edhe popujt tjerë të cilët jetojnë në afërsi me ne në këtë tokë të Ballkanit posedojnë këtë traditë, nuk jemi ne shqipëtarët të vetmit. Edhe nga VMRO e Lubco Gergievskit Maqedonas, nga DS i Zoran Gjinxhixht, nga Radikalët e Sheshelit dhe nga shumë Parti tjera kanë lindur subjekte të reja.

Të gjitha këto Parti që i përmenda e të cilat kanë përjetuar ndamjen, nuk kanë pësuar edhe aq shumë, pjesa e ndarjes gjithnjë ju ka lëvizur nga 10 deri në 20%.

E kjo që ndodhi me PVD-ën në Bujanoc është për një analiz të detajizuar sepse u thyen të gjitha rekordet, u nda shumica nga pakica. Pas themelimit të Partisë Demokratike në Bujanoc ka filluar edhe grupimi i forcave politike rreth këtij subjekti. Përvec shkëputjes masive të anëtarësis nga PVD duke ju bashkangjitur PD-ës, edhe anëtarsia e subjekteve tjera politike Shqipëtare po radhitet në Subjektin më të ri të Komunës së Bujanocit.

Tani për tani castet më të vështira në historikun e vetë po i përjeton PVD-ja e Riza Halimit, ajo është gjendur në një derexhe të sotshme të margjinalizuar, rrjeti organizativ i PVD në përgjëthsi u sollë në një gjendje totale kaotike dezorganizative.

Dikur kjo Parti e cila nxiste iniciativa për rezistencë kombëtare, tani solli veten në derexhe të ekzistojë apo të avullohet. Militantët dhe elektorati i kësaj partie nuk mbanë fajin e situatës së krijuar në këtë subjekt, përgjegjësia bie mbi të parin e saj Riza Halimi i kapluar tani nga pleqësia dhe me shenja serioze të shprehura të sklerozës, dhe të tjerët sikur ai. Që madje si pa turp, ky rreth politikanësh, filluan ta kuptojnë vetëveten si të pazevendësueshëm, shpëtimtarët e shqipëtarizmit në Lugin të Preshevës. Të njejtit u bënë promoter të demolimit të diçkafit që u krijua me shumë mundim, sakrific dhe kohë të gjatë. Askush nga qefi dhe dëshira personale nuk e braktisi PVD-ën, e sidomos jo ata të cilët ishin që nga themelimi në radhët e saja. As subjektet tjera politike në Bujanoc nuk janë në gjendje më të volitshme. Edhe anëtarësin e tyre të gjitha rrugët po e dërgojnë në drejtim të Partis Demokratike. Në mbrëmjen e të Shtunës (02 Korrik, Kuvendi i parë i PD-ës) Salla e madhe e shtëpisë së kulturës ishte e vogël për t’i pranuar të gjithë të interesuarit për pjesëmarje, kapaciteti i sallës duhej të
ishte edhe një herë më i madhë. Edhe sheshi i qytetit ishte i stërmbushur me shqipëtar, ndizej qielli nga fishek zjarrët, atmosfer impozante e paparë gjerë më tani. Me sa padurim dhe me shpresë të madhe u mirëprit themelimi I Subjektit
më të ri me emrin Partia Demokratike.

Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit tani më janë vetëdisuar, me ata më nuk mund të manipuloje askush, mu për ate edhe po kërkojnë alternativë.

Shqipëtarët e Komunës tonë po kërkojnë hapa dhe veprime konkrete. Koha e premtimeve boshe dhe gënjeshtrave nga fushatat e kaluara tani më kanë mbetur prapa nesh.

Me bagazh të së kaluarës, me demagogji politike, me patriotizëm fiktiv të rrejshëm dhe të tepruar, me fraza ilozofike dhe me thënje Latine nuk shkohet përpara. Lider të nderuar, populli më nuk po mundet të ju durojë, për ate edhe po kërkon ndryshimet dhe po i lyp qare vetës. Ju të sodit i’a keni rrezikuar të ardhmen, ja keni humbur shpresën për një jetë më normale, juve nuk po mireni me problemet e tyre.

Numri i shqipëtarve në Komunën e Bujanocit asnjëher më parë nuk ka qenë më i vogël, çdo i ri ka synim vetëm migrimin, 70% e pupullatës e aftë për punë nuk ka me çka të miret, varfëria e skajshme kurrë më herët nuk ka qenë më e shprehur. Në këto më shumë se tri vitet e fundit dëshmuat se nuk keni potencial dhe nuk dini të menaxhoni me situatën e krijuar, prapa jush shihet një dështim total i shprehur në të gjitha sferat e jetës. Le që nuk ndryshuat asgjë, por edhe keni shkatërruar ate që u arrit në periudhën 2002 – 2008.

Bujanoci po jeton pa shpresë dhe pa asnjë perspektiv reale, kërkohen ndyshime sa nuk është bërë vonë.

Vazhdon….

Parents will not always know about the latest slang and cell-phone-tracker.com using http://besttrackingapps.com/ will often feel out of the loop

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch