Home » Lajme » Grupit të Llapit 13 vjet burgim

Grupit të Llapit 13 vjet burgim

Prishtinë, 7 qershor – Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës i shpalli fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’ për krime të luftës kundër popullatës civile. Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme:

*  Latif Gashi, 6 vite burgim
•  Nazif Mehmeti, 3 vite burgim
•  Rrustem Mustafa, 4 vite burgim

Pas shpalljes së aktgjykimit për rastin “Grupi i Llapit”, prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), Charles Hardaway tha se:

“Prokuroria e mirëpret aktgjykimin e gjykatës. Kjo ishte pjesa e fundit e një rasti që përfundimisht u përmbyll. Sot, të pandehurit u shpallën fajtorë për rrahjen dhe torturimin e të ndaluarve në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

Duhet sqaruar se me këtë rast nuk është gjykuar UÇK-ja, por vetëm të pandehurit. Është jashtëzakonisht me rëndësi që të kuptohet se fajësia është individuale dhe jo kolektive, prandaj gjykata me të drejtë shpalli se këta persona kishin kryer veprime të kundërligjshme.

Po ashtu, të tre të pandehurit ishin dënuar për krime të luftës në lidhje me kushtet çnjerëzore në qendrën e ndalimit në Llapashticë. Latif Gashi ishte dënuar gjithashtu për krime të luftës për rrahjen dhe torturimin e Milovan Stankovicit.

Është me rëndësi të theksohet se të pandehurit i kryen këto vepra kundër bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë të Kosovës. Shumë nga të ndaluarit në Llapashticë ishin keqtrajtuar tmerrësisht dhe përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite prej kohës kur kanë ndodhur këto ngjarje të rënda, prapë se prapë është shumë me rëndësi që të ketë drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Prandaj, unë besoj se sot u përmbush drejtësia për ta”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch