Home » Lajme, Vendore » Guarascio: “BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?

Guarascio: “BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?

Gazetari Francesco Guarascio ka botuar një shkrim në sajtin Public Service Europe, i specializuar për analiza, debate dhe opinione për çështjet evropiane. Shkrimi i tij titullohet, “BE-ja apo Shqipëria e Madhe: Çfarë të ardhme ka Kosova?, duke shtruar një pyetje thelbësore për të, Perspektiva evropiane për të dy vendet, a do të mund të bindë numrin e lartë të mbështetësve të “Shqipërisë së Madhe” të heqin dorë nga bashkimi?

Kosova mund të ketë pak kohë që ka fituar Pavarësinë e saj, por ideja e bashkimit në një Shqipëri të Madhe gjen mbështetje nga një numër në rritje i njerëzve. Ndërsa ecën në qendër të kryeqytetit gumëzhues të Kosovës, Prishtinë, kalimtarët nuk mund të mos venë re numrin e madh të referencave që vijnë nga Shqipëria. Flamuri me gjashtë yje i miratuar nga Bashkimi Evropian për Kosovën në vitin 2008 shihet shumë rrallë, ndërsa shqiponja dy krenare në flamurin shqiptar është e shfaqur me krenari në çdo qoshe. Gjendja e vështirë ekonomike e vendit të rrethuar me tokë – i cili është i rrënuar nga korrupsioni dhe përplasjet e shpeshta me pakicat etnike serbe – ka rritur gradualisht vullnetin për t’u bashkuar me fqinjin më të afërt. Por duhen dy për të kërcyer një tango, dhe Shqipëria është duke treguar oreks të pakët në mbështetje të këtij projekti, që do të shkaktonte shqetësim jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel dhe Uashington. Shumica e shqiptarëve nga Shqipëria mbeten në favor të një Shqipërie të Madhe, por numri i përkrahësve është duke u pakësuar. Përqindja ka rënë nga 68 për qind në vitin 2009 në 63 për qind në vitin 2010, sipas anketës së Gallup. Serbia po ashtu ka deklaruar se nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Një mënyrë për të shuar ambiciet potencialisht të rrezikshme për një Shqipëri të Madhe është që Brukseli të mbajë gjallë perspektivën evropiane të Shqipërisë, edhe pse vendi është ende larg përmbushjes së kritereve themelore. Përqafimi i ngrohtë i BE-së ka penguar shpërbërjen e shumë vendeve evropiane për vite me radhë duke përfshirë – Belgjikën dhe Spanjën. Pyetja është; Perspektiva evropiane, a do t’i bindë ata që janë në favor të bashkimit, të heqin dorë nga bashkimi./A.B/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch