Home » Histori, Lajme » Guri i historisë së harruar

Guri i historisë së harruar

Një dasëm shqiptarësh të shek 10 -të dhe ky sarkofag është i po atij shekulli . Shqiptarët e kohës e mbanin trashëgiminë e lashtë pellazge- ilire. Këso lloj gurësh të formave të ndryshme ,janë në  Bosne , Serbi dhe Mal të zi – diku mbi 70 mijë sish në mëshirën a askujt. 

Ky është guri  që flet , duhet vetëm t`i japim gjuhën tonë dhe ta shohim të vërtetën në reliefet e gdhendura mbi te.

Një dasëm , një gëzim familjar , ndoshta i përfunduar tragjikisht , sepse është sarkofag.

Aty e shohim të gërryer  çiftelinë shqiptare ( turku nuk na e solli, ai mori nga ne ).  Djathtas janë lulet pellazge dhe Ylli pellazg . Ndersa poshtë , duket si zbukurim i thjeshtë që flet bukur ,është Kryqi Pellazg i njohur si Swastika .

Jemi të vjetër ne , jemi të kësaj dhe asaj ane  , jemi të parët në këto dhe ato anë .  Mos e shtrembëroni të shkuaren tonë se na mallkon Historia  !

Mallkimi i historisë është baras me zhdukjen e kombit .

 

Fahri Xharra, 09.08.17

Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore