Home » Lajme » Haga liron Haradinajn, mbrojtja nuk komenton

Haga liron Haradinajn, mbrojtja nuk komenton

Zyra për Informim e Tribunalit të Hagës nuk e ka konfirmuar lajmin e lirimit të Ramush Haradinajt deri në aktgjykim.

„Nuk di unë çfarë kanë shkruar mediat e juaja, vetëm mund ta konfirmoj se nga Haga nuk ka ende ndonjë vendim për rastin Haradinaj..“ ka thënë për “Presheva Jonë” Nerma Jelacic, një zëdhënëse e Tribunalit të Hagës.

 

_______

Indeksonline ka kontaktuar me mbrojtjen e Ramush Haradinajt, dhe avokati i tij, Michael O’Reilly tha:

“Unë e kuptoj që është duke u folur në Kosovë që Ramush Haradinaj mund të lirohet me kusht nga Tribunali i Hagës.

Mbrojtja e zotit Haradinaj nuk është në gjendje të komentojë për shkak të një urdhri të gjykatës që çdo procedurat e tilla duhet të jenë konfidenciale.

Në rast se materiali sekret duhet të vijnë në duar të medias, mbrojtja e Haradinunajt kërkon që kjo procedurë e konfidencialitetit të respektohet”.

________

Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin lidhur me aktakuzën ndaj tij.

Lajmin për Klan Kosovën e kanë bërë të ditur burime të sigurta, sipas të cilave prokuroria nuk ka bërë ankesë ndaj këtij vendimi.

Procesi i rigjykimit ndaj ish-eprorit të UCK-së dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, pritet të përfundoj diku kah fillimi i gushtit. / Indeksonline /

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch