Home » Lajme, Vendore » Hahn: Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk duhet krijojë precedent

Hahn: Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk duhet krijojë precedent

Rezultatet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të jenë afatgjate, të qëndrueshme dhe realiste dhe duhet të jetë një zgjidhje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kështu ka thënë Komisioneri i Zgjerimit i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, duke shtuar se ky është parimi udhëheqës i BE-së, pas punës në fazën e fundit të dialogut të filluar në korrik të vitit të kaluar.

“Çdo marrëveshje duhet të jetë specifike dhe e adaptuar dhe nuk duhet të krijojë precedent, dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe rrugën e rajonit drejt BE-së. Palët së bashku përcaktojnë kornizën për pajtim të përbashkët dhe deklarojnë publikisht se ata i shohin prioritetet për një zgjidhje të qëndrueshme. Duhet për t’u dhënë atyre hapësirë për të rënë dakord mbi përmbajtjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”, ka thënë Hahn për mediumin malazez, ‘Pobjeda’.

Hahn nuk ka dashur të komentojë mbi elementet e mundshme të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, por theksoi se Brukseli është duke u përpjekur dhe do të vazhdojë, tha ai, duke punuar intensivisht në Beograd dhe Prishtinë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që do të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe e cila, siç tha ai, të zbatohet plotësisht nga të gjitha palët, transmeton Televizioni Publik i Kosovës.

“Më lejoni t’ju kujtoj se asnjë shtet i ri nuk mund të bashkohet me Bashkimin Evropian pa zgjidhjen e çështjeve dypalëshe”, citohet tutje Hahn.

Ai gjithashtu vuri në dukje se pozicioni i Përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ndërmjetëson në dialogun është i qartë dhe se është i njëjtë që nga fillimi i mandatit të saj, dhe se “aksioni i përbashkët për paqe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi janë një prioritet i lartë për BE-në”, shkruan TV21

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch